Balerina e Parë në Teatrin e Operas dhe Baletit, Adela Muçollari është vlerësuar me "Career Award" (çmimin e karrierës) në edicionin e XI-të të “Premio Capri Danza International". Spektakli nisi të dielën me pjesëmarrjen e yjeve ndërkombëtarë të kërcimit që ndriçuan skenën manastirit antik të Certosa-s në San Giacomo.
"Faleminderit “Premio Capri Danza International" Një mbrëmje plot emocione dhe çmime. Shumë kënaqësi të vlerësohesha me çmimin "Career Aëard", u shpreh balerina e parë në Teatrin e Operas dhe Baletit.
Këtë vit pjesë e ngjarjes së madhe të dancit u bë edhe Susy Del Giudice së cilës iu dha Çmimi Special. Krahas Muçollarit mori pjesë me baletin "Modus" edhe koreografi e balerini Eno Peçi.
Ndërsa mes të ftuarve special të mbrëmjes ishte edhe çifti Anbeta Toromani dhe Alessandro Macario, të cilët morën pjesë me një koreografi të Amedeo Amodio.
Ky çmim që në zanafillë të tij ka pritur jo vetëm yje të dancit botëror por njëherazi janë mbajtur edhe prezantime librash, ekspozita fotografish dhe kostumesh, si dhe kanë qenë të ftuar aktorë e muzikantë. Pjesë e këtij spektakli ndër vite janë bërë emra të njohur si Carla Fracci, Victor Ullate, Noëlla Pontois, Vaslav Vassiliev etj., dhe balerinë të parë si Luciana Paris, Virna Toppi, Silva Azzoni dhe kërcimtarë të Kirov Ballet, apo American Ballet si Martha Graham Dance Company, apo Béjart Ballet Lausanne, artistë të Teatrit të La Sacala-s apo të Teatrit të Operas së Romës. Një ngjarje e madhe e drejtuar nga Luigi Ferrone që është konsideruar ndër vite si një nga momentet më prestigjiosë të artit të kërcimit.
M.T//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?
-
Mjekëve
56.8%
-
Ministrisë
40.3%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 139
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pesë të vdekur nga stuhitë në Francë dhe Zvicër
30 Qershor, 16:18
-
Marrëveshja me Italinë/ Gati qendrat në Shëngjin, emigrantët e parë mbërrijnë nga 1 gushti
28 Qershor, 18:23
-
Euro 2024/ Sfida shekullore mes Italisë dhe Zvicrës, nga Olimpiada e 1924 deri te penalltia e humbur e Jorginhos dhe eliminimi nga Botërori! Fitorja që nderon të kaltrit
28 Qershor, 16:00
-
Në Itali e bëjnë të kryer: ‘Giro d’Italia’ në vitin 2025 fillon nga Shqipëria
28 Qershor, 10:27
-
Në Itali të magjepsur me Mario Mitaj, Sky Sport: Pjesë e formacionit të surprizave
28 Qershor, 09:50
-
Itali/ Vritet me thikë 17-vjeçari shqiptar në Peskara, arrestohen dy të mitur, njëri prej tyre djali i një komandanti karabinierie
24 Qershor, 13:32
-
Në Shqipëri i rrezikohet jeta nga ligji i Kanunit, gjyqtari i Breshias anulon dekretin e dëbimit për shqiptarin! 30 vjeçari lirohet nga paraburgimi i Barit
24 Qershor, 13:18
-
Italia e kërkonte për trafik droge, arrestohet në Tiranë 38 vjeçari! I akuzuar si pjesëtar i një organizate kriminale (EMRI)
24 Qershor, 09:27
-
Plaçkitja e vilës së Roberto Baggio, ja pse grabitësit nuk vodhën Topin e Artë, fanellat dhe trofetë sportive të futbollistit
23 Qershor, 07:35
-
Drejtësia italiane e kërkonte për vrasjen e punonjëses së seksit, arrestohet në Janinë shqiptari (EMRI)
22 Qershor, 15:38
-
Itali/ Ishulli Capri pa ujë, kryebashkiaku ndalon hyrjen e turistëve
22 Qershor, 14:18
-
Arrestohet shqiptari në Itali, policia i gjen 1 kilogram kokainë në makinë dhe 600 gram të tjera në shtëpi
22 Qershor, 08:45