Primaret e Berishës do përsëriten në Dibër, procesi i ri i votimit më 22 janar! Do ndryshohet Komisioni i Votimit dhe Numërimit

Primaret e Berishës do përsëriten në Dibër, procesi i ri i votimit më 22 janar! Do ndryshohet Komisioni i Votimit dhe Numërimit

Selia e PD

Primaret e Berishës do të përsëriten në Dibër më 22 janar 2023. Procesi i ri i votimit të Primareve do të zhvillohet me të njëjtët kandidatë që morën pjesë në votimin e 4 dhjetorit 2022.

Për administrimin e procesit të ri zgjedhor, dega e PD Dibër do të miratojë një Komision të ri të Votimit dhe Numërimit, ku në përbërje të tij, për shkak të problematikave të kotatuara të mos marrin pjesë anëtarët që kanë administruar procesin e mëparshëm.

Nga primaret e mbajtura në dhjetor, Ismail Uka ka fituar balotazhin në Bashkinë Dibër me vetëm 1 votë diferencë nga Besnik Alku. Ky i fundit mori 565 vota ndërsa Uka mori 566 vota në procesin e primareve të Berishës. Alku nuk e pranoi rezultatin pasi u numëruan 2 herë votat. Herën e parë dolën barazim ndërsa në të dytën Alku rezultoi me 1 votë më pak.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Itali, shqiptari qëllohet për vdekje me thikë nga bashkëatdhetari i tij

E rëndë në Itali, shqiptari qëllohet për vdekje me thikë nga bashkëatdhetari i tij