Serie A e futbollit në Itali është në raundin e 22-të. Kjo e shtunë nisi me fitoren 1-2 të Atalantës në fushën e Comos. Ndërkohë në orën 18:00 e gjithë vëmendja ishte në 'Maradona', aty ku kryesuesit e Napolit përmbysën 2-1 Juventusin. Në mbrëmje luhet Empoli - Bologna.
Në "Maradona" Napoli fitoi 2-1 kundër Juventusit dhe pas 22 javësh i shkakon "Zonjës së Vjetër" humbjen e parë sezonale në Serie A. Më të dhimbshme këtë disfatë për bardhezinjtë e bën fakti se erdhi me përmbysje. Pjesa e parë u mbyll me golin e Kolo Muanit në minutën e 43. Francezi vetëm dy ditë më parë firmosi te Juvja dhe në debutim ia doli të shënonte. Paçka golit të tij, vendasit e Antonio Contes përmbysën ndeshjen me golat e Anguissa në minutën e 57-të dhe Lukakut në të 69 minutë (me penallti).
Në "Giuseppe Sinigaglia" Como u mposht 1-2 me përmbysje nga Atalanta. Vendasit e Fabregas nuk ia dolën të mbanin dot epërsinë e golit të Nico Paz, i cili u shënua në minutën e 30-të. Duhej goleadori Retegui me dopietën e tij në minutat 56 dhe 70 për t'i dhënë tri pikë djemve të Gasperinit. Për Atalantën në fushë gjatë gjithë ndeshjes ishte Berat Gjimshiti. Kështu, pas katër ndeshjeve pa fitore në Serie A, 'La Dea' rikthehet te suksesi dhe me 46 pikë mban pozitën e tretë në renditje.
Serie A, raundi 22:
E shtunë, 25 janar 2025
15:00 Como 1-2 Atalanta
18:00 Napoli 2-1 Juventus
20:45 Empoli 1-1 Bologna
Renditja:
Në "Maradona" Napoli fitoi 2-1 kundër Juventusit dhe pas 22 javësh i shkakon "Zonjës së Vjetër" humbjen e parë sezonale në Serie A. Më të dhimbshme këtë disfatë për bardhezinjtë e bën fakti se erdhi me përmbysje. Pjesa e parë u mbyll me golin e Kolo Muanit në minutën e 43. Francezi vetëm dy ditë më parë firmosi te Juvja dhe në debutim ia doli të shënonte. Paçka golit të tij, vendasit e Antonio Contes përmbysën ndeshjen me golat e Anguissa në minutën e 57-të dhe Lukakut në të 69 minutë (me penallti). Tanimë Napoli shkon të kuotën e 53 pikëve për vendin e parë dhe sheh shtatë fitore radhazi në kampionat. Nga ana tjetër Juventusi me 37 pikë mbetet në vendin e pestë dhe ka vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit.