Primaret e Berishës, Asllan Dogjani shpall kandidaturën për Kamzën: S’do mbetet banesë pa legalizuar! Do i riparoni shtëpitë pa marrë leje

KAMËZ- Asllan Dogjani, ish-deputeti i Partisë Demokratike, ka shpallur kandidaturën në Primarët që do të zhvillojë Sali Berisha për kandidat për kryetar në bashkinë Kamëz. Një një fjalim nga selia e PD-së, Dogjani prezantoi kandidaturën dhe planin e tij për të bërë Kamzën dhe Paskuqanin vend ku qytetarët të jetojnë me dinjitet. Ai u bëri thirrje anëtarëve dhe simpatizantëve të PD-së që t marrin pjesë masivisht më 4 dhjetor për të zgjedhur se kush do të jetë kandidati për kryetar te Bashkisë Kamëz.

Dogjani në fjalën e tij u ndal edhe tek premtimi për legalizimet, ku tha se nuk do të mbetet asnjë shtëpi pa legalizuar. Po ashtu Dogjani shtoi se të gjithë do të kenë të drejtë të riparojnë shtëpitë e tyre pas qenë nevoja për të marrë leje, jo siç ndodh sot që po nuk pagove nuk të lejojnë për të riparuar.

‘Në Kamëz Partia Demokratike ka punuar shumë, janë bërë rrugë, kanalizime, ujsjellsa por ka akoma shumë për të bërë dhe kjo është arsyeja tjetër që unë kam vendosur të kandidoj për kryetar Bashkie të Kamzës, që ta bëjmë Kamzën dhe Paskuqanin një qytet Europian, një qytet model, një shembull pozitiv, një qytet ku të vijne e të marrin shembull se si punohet dhe ju shërbehet qytetarve. Vizioni im është për një qytet më të sigurt, të pastër, të zhvilluar ku ekonomia të rritet për të gjithë, ku fëmijët tanë të rriten të shëndetshëm dhe të suksesshem në shkolla, ku familjet të mos kenë nevojë të rrezikojnë  jetët e tyre ( sic ndodh sot) për të shkuar në emigracion por të jetojnë me respekt dhe dinjitet  në vendin e tyre. Vizioni im është qe me punë ta bëjmë Kamzën një qytet europian me mundësi e hapësira të barabarta për të gjithë, me parqe e lulishte, rruge me stadarte e cilësi te lartë . Do krijoj një mjedis miqësor për biznesin dhe sipërmarrësit. 

Do të bëj gjithcka, do të bëjë çmos duke u krijuar mundësira e hapsira të rinjëve që janë larguar per tu kthyer në vendin  e tyre, të investojnë, dhe te krijojne bizneset e tyre. Do bëjmë cdo gjë që edhe shtëpia e fundit në Kamëz dhe Paskuqan të ketë ujë pa ndërprerje, rrugë e kanalizime. Nuk do të mbetet më  asnjë shtëpi e pa legalizuar. Te gjithë do të kenë të drejtë riparojnë shtëpitë e tyre pa qenë nevoja për te marr leje dhe jo siç ndodh sot që po nuk pagove nuk të lejojnë për të riparuar çatinë e shtepisë. 

Do të bëjë gjithçka për të krijuar mundësira, hapësira, të barabarta për çdo demokrat dhe demokrate, për çdo qytetar të Kamzës dhe Paskuqanit duke nxitur konkurencën meritokracinë, do luftojmë korrupsionin dhe do ndërtojmë një administratë të aftë, të përkushtuar dhe në sherbim të qytetarëve. Do bëjë gjithçka që çdo demokrat e demokrate, çdo qytetar i Kamzës dhe Paskuqanit të jetoj i lirë në vendin e vet, të kenë të drejta të barabarta, pa frikën e shtetit dhe të pushtetit, të jetoj me dinjitet në vendin e tij, askush nuk do të diskrimonohet apo dhunohet nga shteti apo pushtetit për shkak të origjinës, racës, krahinës fesë apo idese. Demokrate e Demokrate, simpatizantë të Partisë Demokratike, në Kamëz dhe Paskuqan, ju bëjë thirrje që me datën 4 dhjetor të merrni pjesë masivisht për të zgjedhur se kush do të jetë kandidati per kryetar te Bashkisë Kamëz. Ju kerkoj që të më besoni me votën tuaj dhe ju siguroj së fitorja në Bashkinë e Kamzës do të jetë më e madhja së asnjëherë tjetër dhe se bashku mund dhe do ta largojmë dhe këtë qeveri që nuk e meriton të rrij më as edhe një ditë në pushtet.'- u shpreh Dogjani.

Për bashkinë e Kamzës ka shpallur kandidaturën për Primaret e Sali Berishës edhe Shemsi Premçi, ish-këshilltar i Ilir Metës. Fituesi i primareve në Tiranë do të jetë kandidati i i Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë përballë kryebashkiakut akutal Erion Veliaj në garën e 14 majit. Rithemelimi ka vendosur që afati për regjistrimin e kandidatëve për primaret të jetë data 6 nëntor ora 20:00. Më datë 13 nëntor pritet të bëhet prezantimi i kandidaturave dhe data 4 dhjetor do të jetë ajo e mbajtjes së primareve në të gjitha bashkitë, përveç Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit, procesi në të cilat pritet të mbyllet brenda nëntorit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tani: 03/11/2022 12:58

    Hajde premtime hajde ????????‍♂️Me pak fjal ta kthejm vendin ne xhungel !

    Përgjigju
  • fran: 03/11/2022 11:30

    Keta te dy jane mut njeri e kak tjetri, pune policesh...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë