Primaret e Berishës/ Isa Sakja ‘ndan mendjen’, zyrtarizon kandidaturën për Bashkinë e Kavajës! Ish-këshilltari i Metës, Shemsi Prençi kërkon Kamzën

Primaret e Berishës/ Isa Sakja ‘ndan mendjen’, zyrtarizon kandidaturën për Bashkinë e Kavajës! Ish-këshilltari i Metës, Shemsi Prençi kërkon Kamzën

2 kandidatët, Isa Sakja dhe Shemsi Prençi

TIRANË- Isa Sakja dhe Shemsi Premçi janë 2 emra të tjerë të cilët kanë shpallur kandidaturën për të qenë pjesë e primareve të thirrura nga ‘Rithemelimi’. Isa Sakja kërkon që të marrë drejtimin e Bashkisë së Kavajës, e ndërsa Shemsi Premçi të Kamzës. Të dy kanë treguar edhe arsyet se përse kanë marrë këtë vendim.

Isa Sakja shprehet se do të rikthejë demokracinë në pushtetin lokal dhe do të rivendosë marrëdhënien e drejtë me çdo qytetar e grup interesi e do t’i marrë vendimet vetëm nëpërmjet konsultimit të gjerë me qytetarët dhe në interesin e tyre publik.

“Pas konsultimeve e takimeve me Ju, që më mbështesni e më frymëzoni, vendosa të shpall kandidaturën time për postin e Kryetarit të Bashkisë Kavajë. "Të ecim përpara e me guxim drejt fitores sonë të pandalshme!” Askush nga ne nuk mund ta durojë më këtë bllokim të demokracisë si të ngecur në një trafik që nuk lëviz më nga kapaciteti i ulët qeverisës, nga babëzia e madhe e qeveritarëve për të marrë gjithçka për vehten dhe një grup të vogël oligarkësh që i rrethon.

Zgjedhjet konkuruese prodhojne demokraci. E gjithë jeta është përpjekje për të realizuar një qëllim, e vetmja zgjedhje që ne mund të bëjmë është të zgjedhim qëllimin e drejtë. Në 14 maj 2023 ne, populli i Kavajës e kemi zgjedhur qëllimin tonë: ne do të rikthejmë demokracinë në pushtetin lokal. Ne do të rivendosim  marrëdhënien e drejtë me çdo qytetar e grup interesi e do t’i marrin vendimet vetëm nëpërmjet konsultimit të gjerë me qytetarët dhe në interesin e tyre publik”, shkruan Sakja.

Nga ana tjetër, Prençi thotë se ky vendim ka ardhur si rezultat i kontributit që ka dhënë për Partinë Demokratike të Shqipërisë për 23 vite si anëtar i thjeshtë. 

“Të nderuar miq e dashamirës, dëshiroj të ndaj me ju iniciativën time për të marrë pjesë në procesin e primareve brenda Partisë Demokratike si kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore të datës 14 Maj 2023 për Bashkinë Kamëz. Garantoj antarësinë e PD dega Kamëz, Kryesinë e Partisë Demokratike Kamëz dhe PDSH-në se këtë iniciativë dhe guxim personal e mbështes në kontributin që kam dhënë për Partinë Demokratike të Shqipërisë për 23 vite si anëtar i thjeshtë i saj, si anëtar i Këshillit Kombëtar të PDSH në vitet 2000-2005 si dhe kandidat për deputet në zgjdehjet parlamentare të vitit 2005 në zonën e Paskuqanit.

Gjithashtu, këtë iniciativë e mbështes në eksperiencën time si drejtues i disa fushatave elektorale në zgjedhjet për pushtetin vendor të vitit 2000, zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2001, zgjedhjet e pjeshme të vitit 2002 në Bulqizë, zgjedhjet për pushtetin vendor në vitin 2003, zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2005. I siguroj antarësisë së PD, miqve dhe dashamirësve, vizion, eksperiencë në menaxhim, profesionalizëm, ndershmëri dhe përkushtim për t'i shërbyer komunitetit të Bashkisë Kamzë”, shkruan Sakja.

Ish-kryebashkiaku i Kavajës Isa Sakja ka një histori herë me Bashën dhe së fundmi me Sali Berishën gjatë muajve të fundit. Nga ana tjetër, Prençi u emërua Këshilltar i Presidentit të Republikës së Shqipërisë në muajin Dhjetor 2019, ndërkohë që më parë kishte postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Emergjencave Civile. Drejtor policie në qarqe si Korça, Elbasani, Berati dhe Fieri, Prençi ka qenë edhe drejtor i Forcave Speciale dhe Ndërhyrjes së Shpejtë.

Rithemelimi ka vendosur që afati për regjistrimin e kandidatëve për primaret të jetë data 6 nëntor ora 20:00, çka është dhe një limit për PD e Enkelejd Alibeajt për t’ju bashkuar grupit të Berishës. Më datë 13 nëntor pritet të bëhet prezantimi i kandidaturave dhe data 4 dhjetor do të jetë ajo e mbajtjes së primareve në të gjitha bashkitë, përveç Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit, procesi në të cilat pritet të mbyllet brenda nëntorit.

Në Tiranë kanë zyrtarizuar kandidaturën Belind Këlliçi dhe Gert Bogdani, e ndërsa pritet që garës t’i bashkohen dhe mjeku Ilir Alimehmeti, si dhe aktori i humorit, Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, Julian Deda. Fituesi i primareve në Tiranë do të jetë kandidati i i Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë përballë kryebashkiakut akutal Erion Veliaj në garën e 14 majit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ndoshta: 01/11/2022 19:20

    Smund tw thuash qw Shemsiu eshte i Metes pasi ishte drejtor wmergjencash men Ramen per nja 4 vjet. Keshilltar i Metes, do marre nje rroge se plus ka pervoje. Te emergjencat civile eshte munduar me aq buxhet sa kishte, pyesni koleget e vet

    Përgjigju
  • Iris: 01/11/2022 01:59

    /MALCOR/,Meta,Berisha,Shemsiu jot e shume te tjere do te jene perhere aktive ne politike sa kohe ju dhe shume te tjere do te vazhdoni t'ua jepni voten //familjare//,packa se cfare kane bere ne jeten e tyre.

    Përgjigju
  • Gimi: 31/10/2022 21:42

    O zot ne nuk kemi shpres per tu ber kurr po kurr me keta mostra

    Përgjigju
  • Malcori: 31/10/2022 19:23

    Shemsi? Para se te jap familjare ne Kamez me thuaj? Si mundesh ti qe i sherbeve Metrs ke fytyre e kerkon votbesim. A eshte Meta SPIUN po hajdut?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?