Primaret e Rithemelimit për bashkinë e kryeqytetit, pas Këlliçit e Bogdanit në garë futet edhe mjeku Ilir Alimehmeti: Tirana është sëmurë, ta shërojmë

TIRANË-  Mjeku Ilir Alimehmeti shpalli sot zyrtarisht kandidaturën për t’u futur në garën për primaret e Rithemelimit në Bashkinë Tiranë. Alimehmeti do të jetë në këtë garë përballë deputetit Belind Këlliçi dhe ish-deputetit Gerti Bogdani. Alimehmeti, me gjuhën e tij profesional mjeku, tha se “Tirana është e sëmurë dhe ta gjithë bashkë duhet ta shërojmë”.

Teksa i ftoi të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në protestën e 12 nëntorit, Alimehmeti tha se Tirana i ka të gjitha mundësitë për t’u ringjallur dhe kjo arrihet vetëm me kontributin e secilit prej nesh.

"Tirana i ka të gjitha mundësitë për t’u shëruar dhe ringjallur, vlerat dhe bukuria e saj mund të ripërtëriten, por kjo mund të ndodhë vetëm përmes punës, mundit dhe djersës, ndërgjegjes qytetare dhe kontributit të çdonjërit prej nesh që ka vendosur të ndërtojë jetën në Tiranë, përfshirë këtu edhe mua. Sot, në shërbim të komunitetit, unë kandidoj im në zgjedhjet primare për Bashkinë e Tiranës pranë Partisë Demokratike të Shqipërisë, me besimin e plotë se procesi i Primareve do të jetë plotësisht transparent, i besueshëm dhe shpresëndjellës", tha ai, ndërkohë që i ftoi të gjithë qytetarët në protestën e 12 nëntorit. 

Fituesi i primareve në Tiranë do të jetë kandidati i i Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë përballë kryebashkiakut akutal Erion Veliaj në garën e 14 majit. Rithemelimi ka vendosur që afati për regjistrimin e kandidatëve për primaret të jetë data 6 nëntor ora 20:00. Më datë 13 nëntor pritet të bëhet prezantimi i kandidaturave dhe data 4 dhjetor do të jetë ajo e mbajtjes së primareve në të gjitha bashkitë, përveç Tiranës, Elbasanit dhe Durrësit, procesi në të cilat pritet të mbyllet brenda nëntorit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:23
Alimehmeti shpall kandidaturën: Tirana jonë e sëmurë, ta shërojmë të gjithë bashkë

 

Mjeku Ilir Alimehmeti ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për në ‘Primaret’ e Rithemelimit për të garuar për kryebashkiak të Tiranës.

Alimehmeti, me gjuhën e një mjeku, ka thënë se “Tirana është e sëmurë dhe ta gjithë bashkë duhet ta shërojmë”.

 “Unë jam Dr. Ilir Alimehmeti, mjek dhe pedagog, lindur në Tiranë në vitin 1979, nga dy prindër mjekë me eksperiencë përkatësisht mbi 40 dhe 50-vjeçare. Përveç kulturës së punës dhe shërbimit ndaj personave në nevojë, ndërgjegja qytetare e të cilëve u shpalos edhe në angazhimet politike në Partinë Demokratike, ku, ndër të tjera, kanë shërbyer më parë si deputetë, kandidatë për deputet dhe këshilltarë në këshillin bashkiak të Tiranës. Lindur e rritur në këtë frymë, u mbrujta me besimin te vlerat, dija, vërtetësia dhe shërbimi, të cilat arrihen vetëm përmes edukimit, arsimit, punës, mundit dhe djersës. Me eksperiencën time rreth 15-vjeçare si mjek dhe pas formimit si epidemiolog klinik në Europë Perëndimore, vendosa të rikthehem në Tiranë në vitin 2014 për t’i vënë frytet e punës, mundit dhe djersës në shërbim të komunitetit tim, në edukimin dhe shërimin e tij, si profesionist i shëndetësisë dhe si pedagog.

Gjatë viteve në vijim gëzova mbështetjen dhe vlerësimin e pacientëve, kolegëve dhe studentëve të mi, por bashkë u njohëm më gjerë për shkak të krizës së shëndetit publik që goditi botën gjatë tri viteve të kaluara. Ajo prani mediatike dhe ai adresim i publikut nuk erdhi si rrjedhojë e babëzisë për përfitime ekonomike dhe as e etjes për lavdi personale, por erdhi si rrjedhojë e përgjegjësisë qytetare për të vendosur dijet, vlerat dhe vërtetësinë në shërbim të komunitetit tonë të sëmurë e në nevojë.

Me të njëjtën ndërgjegje qytetare, me të njëjtat vlera dhe me të njëjtin seriozitet, duke ndjekur hapat e prindërve të mi më parë, vij para jush për t’ju dedikuar plotësisht Tiranës dhe komunitetit të saj, pasi Tirana jonë është e sëmurë dhe në gjendje krize miqtë e mi. Dhe, miqtë e mi, Tirana i ka të gjitha mundësitë për t’u shëruar dhe ringjallur, vlerat dhe bukuria e saj mund të ripërtëriten, por kjo mund të ndodhë vetëm përmes punës, mundit dhe djersës, ndërgjegjes qytetare dhe kontributit të çdonjërit prej nesh që ka vendosur të ndërtojë jetën në Tiranë, përfshirë këtu edhe mua.

Sot, në shërbim të komunitetit, unë kandidoj im në zgjedhjet primare për Bashkinë e Tiranës pranë Partisë Demokratike të Shqipërisë, me besimin e plotë se procesi i Primareve do të jetë plotësisht transparent, i besueshëm dhe shpresëndjellës.

Pranë Partisë Demokratike të Shqipërisë gjej njerëz, profesionistë dhe personalitete, që ndajnë të njëjtat shqetësime, kanë të njëjtën ndërgjegje qytetare, kanë të njëjtat vlera, dhe kanë të njëjtin besim se vetëm puna, mundi dhe djersa e pashtershme mundet ta shërojë Tiranën tonë dhe të çojë përpara zhvillimin e qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm të Tiranës sonë. Ky ekip nuk është hermetikisht i mbyllur. Ai është një ekip i hapur dhe do të pasurohet me figura dhe profesionistë të tjerë me vlera të pamohueshme si nga forcat aleate, si nga shoqëria civile, pasi Tirana është e jona, është e të gjithëve ne”, tha ai.

Në fund ai i ftoi të gjithë në protestën e 12 nëntorit.

“Së fundmi, dua të bëj një thirrje patjetër të marrim pjesë masivisht në protestën kombëtare të datës 12 nëntor 2022 pikërisht në Tiranën tonë, për të filluar çrrënjosjen e të keqes që ka pllakosur në çdo prag.  Unë ju ftoj ju, të merrni pjesë masivisht në Protestën Kombëtare të 12 Nëntorit!

Unë ju ftoj ju, të merrni pjesë masivisht në Primare! Unë ju ftoj ju, ta shërojmë të gjithë së bashku Tiranën tonë! Tirana është e jona”, tha ndër të tjera Alimehmeti.

 

Ora 10:05
Primaret e Berishës, Fisnik Qosja kandidat në Bashkinë e Kavajës: Vendi është në situatë dramatike, ndryshimi mund të vijë vetëm me angazhim

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Fisnik Qosja ka shpallur kandidaturën për të marrë pjesë në primaret e Rithemelimit për Bashkinë e Kavajës. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Qosja shkruan se ka vendosur që të kandidojë sepse vendi ndodhet në gjendje dramatike dhe ka ardhur koha për ndryshim,. Qosja thotë se do të kontribuojë për zhvillimin e bashkisë së Kavajës, të bëhet zëri i emigrantëve shqiptarë, por mbi të gjitha për t’iu shërbyer qytetarëve shqiptarë.

"Të dashur miq! Banorë të Bashkisë së Kavajës. Dua të ndaj me ju vendimin që kam marrë për t’u futur në garën për Bashkinë e Kavajës, përmes primareve që do të zhvillohen në Partinë Demokratike. Situata ku ndodhet sot gjithë vendi, por sidomos Bashkia jonë, është dramatike. Ndryshimi mund të vijë vetëm me angazhim, vetëm duke u bërë pjesë e përpjekjes për të mos i lënë gjërat në këtë rrokullisje çdo ditë e më keq. Në këto kushte, unë vendosa të bëhem pjesë e këtij procesi, të jap kontributin tim, duke hyrë në këtë garë, ku jam i sigurt se do te dalim të gjithë të fituar. Asgjë nuk do të ndryshojë nëse secili qëndron duke bërë sehir.

E ndjej se mund të shërbej, mund të ndihmoj qytetin tim, ku kam lindur, ku kam familjen, e ku po rris dhe djalin tim. Kam bindjen se mund t'i shërbej me përulësi banorëve të mrekullueshëm të Njësive Administrative Golem, Synej, Luz i vogël dhe Helmas. Dua të jemi zëri i qindra mijëra emigrantëve Kavajas, kudo që ndodhen jashtë vendit, duke krijuar ura të sinqerta bashkëpunimi në interes të zhvillimit dhe prosperitetit të Bashkise sonë. Përgjegjësive nuk i kam ikur asnjëherë, edhe kur kam qënë më i ri. Të marrësh sot përgjegjësi për të hyrë në një garë, me synimin për të përmirësuar gjendjen, e për t’i shërbyer qytetarëve, është angazhim fisnik. Unë vetë do ta vlerësoj këtë nisëm tek çdokush. Ju e dini shumë mirë se çfarë ka ndodhur këto vite me Kavajën. Është bërë eksperimenti më i keq i rilindjes. U premtua se do të shndërrohej në Venecia me lundrim e me varka, sot kemi një Bashki të falimentuar. Të falimentuar zyrtarisht. Sepse, një model i dështuar, nuk sjell tjetër përveçse dështimin e radhës," shkroi ai.

Qosja ka qenë kandidat për deputet në vitin 2017. Ndërkohë, për primaret e Bashkisë së Kavajës ka zyrtarizuar kanidaturën edhe ish-kryebashkiaku i Kavajës Isa Sakja.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fatosi: 02/11/2022 18:25

    TIRANA KA 30 VJET E SEMURE,,,QYSH KUR MALOKU O NDYRE SALI ,,SE COC GJEN DHE MALOK TE MIRE THIRRI SHPELLARET TE VININ NE TIRANE E TE ZININ TOKAT E PRONAREVE,NE KAMEZ,,PASKUQAN,,,DHE PO ASHTU JUGU DUKE ARDHUR E DUKE BLERE SHTEPI NEPER PALLATE,,POR JUGU KA ZENE DHE PRISHUR KODRAT E SAUKUT..ME LEKE APO PA LEKE....DUKE I ZENE FRYMEN SHTEPIVE DHE PALLATEVE EKZISTUES NE TIRANE....KJO SEPSE TE GJITHA QEVERITE NE 30 VJET NUK INVESTUAN NE QYTETET E SHQIPERISE QE NJEREZIT TE MOS VININ NE TIRANE,,POR TE RRININ ATJE,,DHE TE PUNESOHESHIN ATJE....KJO SOLLI SHKATERRIMIN E TIRANES,,DUHEN TE PAKTEN 10 MILIARD EURO INVESTIM NE TIRANE PER TE PER PERMIRSUAR CILESINE E JETES DHE AJRIT NE TIRANE..POR E GJITHE POLITIKA MENDON TE VJEDHE,,,NUK I BIE MENDJA AS PER TIRANEN,DURRESIN,,SHKODREN,,VLOREN,,FIERIN,,LEZHEN......

    Përgjigju
  • KALESHI BULES REXHEP LEKA [ KEPI ]: 02/11/2022 16:48

    O Ilir Alimehmeti po ti je mjek çlidhje ke ti me politikën. Apo ti e ndrite në mjeksi e tani do ta bësh prall në politik o iliri hipolit. Ti po të ishe njeri i mir nuk mereshe me non gratën. Po kjo tregon që ti je më keq se non grata. Se më thuaj me kë ri që të them se kush je mor Alimehmet o turkoshat i mbaruar. Po mos u mërzit se do marësh atë që mbjell o pjell turku.

    Përgjigju
  • visar: 02/11/2022 15:52

    Nuk fitohet Tirana me NON GRATA....

    Përgjigju
  • Jola: 02/11/2022 10:34

    Bravo doktor. Provo qe ka ende shprese per Tiranen. Votat tona per nje intelektual te pandotur si ty. E ke marre Tiranen

    Përgjigju
    • Hahahah: 02/11/2022 15:03

      O injorante esht caktu belind kellici , kjo qe po bejn esht teater . Ska shans doktori

  • Ben: 02/11/2022 10:05

    Nuk e kuptoj pse do me u bo pis doctorr Alimehmeti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë