Princ Harry dhe Meghan 'largohen' nga familja mbretërore, ja reagimi i mbretëreshës Elisabeth

Princ Harry dhe Meghan 'largohen' nga familja mbretërore, ja reagimi i mbretëreshës Elisabeth

Princ Harry, Meghan dhe mbretëresha Elisabeth

Princ Harry dhe Meghan thanë se po tërhiqen nga rolet e tyre si anëtarë të familjes mbretërore britanike dhe planifikojnë të punojnë për t'u bërë të pavarur financiarisht.

Harry dhe Meghan nuk u këshilluan me anëtarët e tjerë të familjes mbretërore në lidhje me vendimin e tyre, sipas CNN.

Thuhet se ka një zhgënjim të thellë në pallat pas njoftimit, ku anëtarët e moshuar të familjes janë lënduar si rezultat i këtij lajmi.

Në një deklaratë të lëshuar vetëm disa orë pas postimit të çiftit në Instagram, “Buckingham Palace” tha se situata ishte "e ndërlikuar".

"Diskutimet me Dukën dhe Dukeshën e Sussex janë në një fazë të hershme",  thoshte deklarata e nënshkruar e Komunikimeve Mbretërore.

 "Ne e kuptojmë dëshirën e tyre për të marrë një qasje të ndryshme, por këto janë çështje të ndërlikuara për të cilat do të marrim kohë për të punuar", kanë shkruar ata.

Duka dhe Dukesha nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës së CNN për koment.

Njoftimi mund të tregojë se çifti tani do të ketë jetën private për të cilën kanë debatuar gjithmonë.

Ata nuk janë jashtë sistemit, por do të jenë në gjendje të pranojnë elementët që u pëlqejnë: elementët e familjes dhe ata ku shihet se po mbështesin Mbretëreshën, të cilën ata janë shumë afër.

Në postimin e tyre në mediat sociale, çifti zbuloi se ata planifikonin të ndanin kohën e tyre midis Britanisë së Madhe dhe Amerikës së Veriut.

Duka dhe Dukesha kanë një kohë të gjatë që janë pjesë e mediave britanike, me të cilat kjanë pasur konflikye yë vazhdueshme e sidomos kohët e fundit.

Në tetor të vitit të kaluar, çifti njoftoi se Meghan ishte duke hedhur në gjyq gazetën “Mail”, duke pretenduar se kishte botuar në mënyrë të paligjshme një letër private babait të saj, të cilën gazeta e mohon.

Në të njëjtën kohë, Harry nisi një sulm me komnete ndaj shtypit tabloid në Mbretërinë e Bashkuar, duke e quajtur një "fushatë të pamëshirshme" kundër gruas së tij.

Ai e krahasoi trajtimin e tyre ndaj saj me përballjen e nënës së tij, princeshë Dianës, e cila vdiq në vitin 1997, kur po ndiqej nga disa paparacë.

Vendimi i Sussexes për t'u larguar nga rolet drejtuese brenda familjes mbretërore do të thotë se ata "nuk do të marrin më pjesë në sistemin Royal Rota", i cili u jep transmetuesve dhe gazetave në Mbretërinë e Bashkuar qasje në angazhimet mbretërore, sipas faqes zyrtare të SussexRoyal.

Reporteri i CNN, theksoi se ata nuk janë këshilluar më parë me mbretëreshën për ketë vendim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb