Princ Harry dhe Meghan Markle kalojnë Krishtlindjet në vilën luksoze në Kanada (FOTO)

Princ Harry dhe Meghan Markle kalojnë Krishtlindjet në vilën luksoze në Kanada (FOTO)

Vila luksoze

Princi Harry dhe Meghan Markle kaluan Krishtlindjen e tyre të parë larg familjes mbretërore.

Bashkë me fëmijën Archie, ata shkuan në një rezidencë prej 14.1 milionë dollarësh, në pronësi të një multi-milioneri misterioz.

Familja mbretërore dhe nëna e Dukeshës së Sussex, Doria Ragland shijuan kohën në një nga pikat më të bukura në ishullin Vancouver.

Prania e tyre në Kanada është konfirmuar para Krishtlindjes nga kryeministri Justin Trudeau.

Sipas “Daily Mail”, disa oborrtarë i kishin nxitur Harry dhe Markle që të ktheheshin për të kaluar Krishtlindjet në Mbretërinë e Bashkuar, pas shtrimit në spital të Princit Filip.

Vendasit në bashkësinë rurale të ishullit të Saanich, vunë re kamera dhe gardhe të ngritura në pronë që në datën 19 dhjetor dhe rezidenca që ruhej nga shumë roje sigurie.

Vila është shumë luksoze dhe me një stil viktorian të ndërthurur me atë perëndimor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)