Meghan Markle dhe Princi Harry kanë vendosur të mos marrin pjesë në festën mbretërore të Krishtlindjes.
Sipas zëdhënësit mbretëror, Meghan, Harry dhe foshnja Archie do të rrinë me nënën e Meghan, Doria Ragland.
"Ata i kaluan dy Krishtlindjet e fundit në Sandringham, me familjen mbretërore, por këtë vit vendosën të ndryshojnë planet dhe do t’i kalojnë me nënën e dukeshës" Doria Ragland. Ky vendim është në përputhje me precedentin e vendosur më parë nga anëtarët e tjerë të familjes mbretërore dhe ka mbështetjen e Madhërisë së saj, mbretëreshës", është shprehur Victoria Murphy, zëdhënësja mbretërore.
"Precedenti" i referohet historisë së anëtarëve mbretëorë për të kaluar Krishtlindjet larg Sandringham.
Duka dhe dukesha e Kembrixhit, më parë kanë kaluar pushimet me Middletons në Bucklebur.
Princi Charles dhe Camilla, Dukesha e Cornwall, dihet gjithashtu që e lanë Sandringham mesditën e Krishtlindjes për të vizituar fëmijët e saj.
Ky lajm nuk është befasues duke marrë parasysh veprimet e fundit të Harry dhe Meghan.
Komente






