Familja mbretërore ka zbuluar kartolinën për Krishtlindjen e këtij viti.
Pas publikimit nga ana dukeshës së Sussex Meghan Markle, ka patur shumë komente negative dhe pozitive.
Sipas disa mediave, fytyra e saj është vendosur me photoshop në kartolinën e Krishtlindjes së familjes mbretërore.
Fotoja e 25 dhjetorit, e cilësuar nga komentet online si më e keqja deri tani, fokuson më shumë seç duhet Meghan Markle, ndërkohë që atë të Prince Harry e lë në hije, edhe pse çifti është në të njëjtën distancë nga i vogli i tyre Archie.
Eksperti Max Cisotti, fotograf që nga viti 1991, tha se diçka nuk shkon me kartolinën dhe se është përdorur photoshop.
“Princi Harry dhe Meghan Markle ndanë kartolinën e Krishtlindjeve të Familjes së tyre, Duke shfaqur bebin Archie!
Çifti mbretëror vendosën të dërgojnë një kartë elektronike dixhitale këtë vit për të qenë të vetëdijshëm për mjedisin. "I mrekullueshëm - a jeni dakord?”, është shkruar në postimin e Meghan.