Princ Leka dhe Princesha Elia: Do bëjmë dasëm të madhe në Shqipëri e Kosovë

Princ Leka dhe Princesha Elia Zaharia, kanë bërë ditur se vitin tjetër do të martohen dhe do të bëjnë një dasëm të madhe në Shqipëri e Kosovë. “Ne do të ndjekim traditën shqiptare. E kam përmendur që nuk është vetëm e princit, por e të gjithë shqiptarëve. Kam dëshirë që të realizojmë një dasëm jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë”, është shprehur Princ Leka. Ai tha se, “ne po presim sipas traditës, sepse me largimin e mbretit nënkuptohet do të kemi një vit zi, por shpresojmë që vitin tjetër të kemi mundësi, të përcaktojmë një datë të mirëfillte për dasëm. Duke u ndalur te bashkëshortja e tij aktorja Elia Zaharia, ai tha se, “ajo më ka mbështetur shumë dhe sinqerisht i jam shumë mirënjohës”, ka thënë Princi.

Su/ Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave