Princ Leka sulmohet nga ish-bashkëshortja e tij, Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia në pallat Mbretëror! Merr urdhër mbrojtje (VIDEO)

TIRANË- Princ Leka, në proces divorci me Elia Zaharia, e ka parë veten keq, kur ish gruaja e tij, dhe babai i saj, e vunë para me agresion, kohën kur ky po përqafonte të bijën 3 vjeçe, e cila jeton në ambientet e oborrit mbretëror, me nënën e gjyshin.

Ngjarja është shënuar pasditen e 5 marsit 2024 në Pallatin Mbretëror në rrugën "Murat Toptani" në Tiranë, ku jeton edhe Elia me vajzën. Në momentet që vetë Princi ka filmuar me celular, shfaqen pamjet kur Elia e qëllon dhe tërheq për xhakete, duke e akuzuar se ka qëlluar babanë e saj. Më pas Elia e akuzon Princin se ka falsifikuar dokumentet e studimeve dhe se do e demaskonte.

I ke gjuajtur babit tim, të preksh ti me dorë babin tim. Do të të çoj në gjyq. Ti ke falsifikuar. I ke thënë shtetit shqiptar që ske shkollë por në të vërtetë nuk ke. Ke vetëm 4 klasë shkollë" dëgjohet Elia Zaharia në video.

Siç Report Tv ka mësuar ekskluzvisht, i pari që sulmoi Princin, ishte babai i Elias, Gjergji. Pasi e fyeu verbalisht, 71 vjeçari, nisi ta godiste me shkelma tek kembët, dhe e tërhiqte zvarrrë nga xhupi.

Jam ngjitur sipër dhe kam gjetur vajzën time të vogël Geraldina Zogu, e moshës 3 vjeçe, e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj, babit të ish-bashkëshortes, të shtetasit Gjergj Zaharia. Në këtë moment unë kam përqafuar vajzën time edhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese e kërcënuese në drejtimin tim duke më thënë ti duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua. Reagimi im para kësaj situate ka qenë duke ju drejtuar Gjergjit që të mos më ofendoj e kërcënoj sidomos në prani të vajzës edhe i kam kërkuar që ai të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën"

Në dëshminë e tij, Princi tregon se Gjergj Zaharia ishte shumë i ashpër. Veçse sulm trup me trup, ai mori në dorë për ta goditur edhe një statujë druri

I gjendur mes Elias agresive dhe Gjergjit të dhunshëm, Princi Leka iu drejtua me shpejtësi komisariatit 1 në Tiranë, ku dhe bëri denoncimin e kërkoi dhe mori urdhër mbrojtje nga ish gruas dhe babai të saj. Kur siguroi anën ligjore dhe mbrojtjen e policisë,  Leka nga komisariati u paraqit në QSUT-së për të marrë ndihmë mjekësore, shoqëruar edhe me kartën përkatëse.  Nga ana tjetër, Gjergj Zaharia dhe e bija, pretendojnë se janë vetëmbrojtur. 

'Jam i moshuar dhe nuk e kam goditur unë i pari. Ishte Leka ai që më sulmoi dhe më goditi i pari. Unë jam vetëmbrojtur" ka dëshmuar Gjergj Zaharia"

Erdhi i agresuar dhe u bë i dhunshëm. Më ka kapur prej duarsh, më ka shtyrë dhe ka tentuar që të më godasë. Ne jemi vetëmbrojtur" ka dëshmuar Elia Zaharia

Princ Leka dhe partnerja e tij aktorja Elia Zaharia, i dhanë fund martesës së tyre 7-vjeçare dhe rreth 1 dekade historie dashurie, fundin e vitit te kaluar, ndërsa zyrtarisht princi e konfirmoi divorcin më 15 janar. Pas ndarjes nga aktorja, Princ Leka ka nisur një histori dashurie me Blerta Celibashin, fotografe pranë Oborrit Mbretëror.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:03
Policia mohon pretendimet e Pallatit Mbretëror për pamjet e dhunës mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias: Nuk i publikuam ne, ia përcollëm prokurorisë

1709755976_257880.jpg

Policia e Tiranës i është kundëpërgjigjur deklaratës së bërë nga Oborri Mbretëror ku pretendohet se pamjet filmike të dhunës mes Princ Lekës dhe Elia Zaharias, janë publikuar nga strukturat e policisë.

Në reagim policia e mohon një pretendim të tillë dhe sqaron se pamjet filmike i janë përcjellë prokurorisë së Tiranës për kryerjen e procedurave të mëtejshme.

“Në lidhje me një reagim të bërë nga Oborri Mbretëror, ditën e sotme, ju informojmë se: Nga ana jonë në lidhje me rastin janë kryer të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, janë sekuestruar pamjet filmike, të cilat i janë përcjellë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Po kështu deklarojmë që kjo video nuk ka dalë nga strukturat e Policisë”- sqaron policia.

Ora 19:04
Sherri mes Princ Lekës dhe Elia Zaharia, Oborri Mbretëror akuzon policinë për shpërndarjen e pamjeve: Duheshin mbajtur sekret!

1709733919_princleka.jpg

Oborri Mbretëror ka reaguar pas publikimit të pamjeve të përplasjes fizike mes Princ Lekës, ish-bashkëshortes Elia Zaharia dhe babait të saj Gjergj Zaharia.

Në reagimin e bërë hidhen akuza ndaj komisariatit të policisë për publikimin e pamjeve të cilat duhet të mbaheshin sekret si dhe kërkohet ndërhyrja e institucioneve përkatëse për fshirjen e imazheve të publikuara.

“Përshëndetje, siç edhe jeni informuar, Princ Leka pasditen e 5 marsit ështe sulmuar fizikisht me sende të forta nga ish-bashkëshortja dhe ish-vjehrri i tij dhe videot e këtij momenti janë bërë publike në rrjetet sociale.

Videot jane dorëzuar vetëm në komisariatin e policisë nga Princ Leka ll Zogu, si provë materiale për dhunën e ushtruar ndaj tij, por pavarësisht se janë kosideruar si nje sekret, këto materiale, së bashku me deklaratën, qarkulluan gjerësisht në rrjetet sociale dhe në medie duke përciell imazhe të pakëndëshme dhe me përmbajtje dhune.

Oborri Mbretëror shpreh thellësishtë zhgënjimin nga institucionet ligjzbatuese te të cilat dyshojmë se kanë cënuar të drejtën e anonimitetit, duke shpërndarë videot te të tretë. Gjithashtu Oborri Mbretëror kërkon ndërhyrjen e policisë dhe institucioneve përkatëse për fshirjen e këtyre imazheve nga rrjetet sociale dhe nga mediet”- thuhet në reagimin e Oborrit Mbretëror.

 

Ora 17:20
'Trishtim', aktori Amos Zaharia reagon për sherrin e bujshëm të motrës dhe babait të tij me Princ Lekën

1709742283_amoszaharia.JPG

"Trishtim"! Ky është reagimi i aktorit Amos Zaharia, për sherrin e bujshëm të motrës Elia Zaharia dhe babait të tij Gjergj Zaharia me Princ Lekën.

Ora 16:37
Dëshmia e Princ Lekës: Elia Zaharia më sulmoi fizikisht, më ndoqi deri në Bulevard

1709733919_princleka.jpg

Report Tv sjell edhe një tjetër pjesë të dëshmisë së Princ Lekës në dëshmi, pasi u sulmua fizikisht nga ish-bashkëshortja Elia Zaharia dhe babai i saj.

Princ Leka thotë se pasi është sulmuar me një statujë druri, nga babai i Elia Zaharisë, më pas është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshortja.

Në dëshminë e tij, Princ Leka thotë se Elia Zaharia ka vazhduar sulmin ndërsa ai ka qenë duke u larguar, madje e ka ndjekur deri në Bulevard.

“Më pas ka ardhur dhe bashkëshortja Elia Zogu, e cila edhe ajo ka filluar të më sulmojë fizikisht edhe duke më ofenduar dhe kërcënuar edhe ajo. Unë kam tentuar që t’i largohem kësaj situate, por gjatë largimit ish-bashkëshortja ka vazhduar sulmin ndaj meje fizikisht edhe duke me kërcënuar. Me pas kam dalë jashtë oborrit për t’u larguar, i ndjekur nga ish bashkëshortja ime e cila ka vazhduar edhe në bulevard duke me ndjekur. Me pas jam paraqitur pranë Komisariatit Nr.1 për të bërë kallëzim penal pasi kërkoj ndjekje ligjore të këtij problemi”, ka dëshmuar Princ Leka.

Ora 16:24
Videoja e re e sherrit në familjen mbretërore, babai i Elia Zaharisë me statujë druri në dorë, Princ Leka ia mbath

Report Tv siguron një video të re nga momenti i përplasjes së Princ Lekës me ish-gruan e tij Elia Zaharia, ku shihet edhe babai i saj Gjergj Zaharia, i cili duket se në dorë ka dhe një statujë druri. Princi pretendon se ish vjehrri e ka goditur me statujë në ambientet e oborrit mbretëror. 

Ora 15:20
‘Na sulmoi i pari’, dëshmia e babait të Elia Zaharias kundër Princ Lekës: Ai është 2 metër i gjatë, unë mezi qëndroj në këmbë

1709734986_princleka.JPG

Gjergj Zaharia, ish-vjehrri i Princ Lekës, ka mohuar që ta ketë sulmuar. Në dëshminë e dhënë ai pretendon se vetëm është vetëmbrojtur pas sulmit nga Princ Leka.

Të njëjtën gjë ka pretenduar edhe Elia Zaharia ish-bashkëshortja e Princ Lekës, duke thënë se ka qenë princi ai që ka tentuar ta godasë dhe është treguar i dhunshëm ndaj tyre që në fillim.

Gjergj Zaharia: Jam i moshuar dhe nuk e kam goditur unë i pari. Ishte Leka ai që më sulmoi dhe më goditi i pari. Unë jam vetëmbrojtur. Unë jam 70 e ca kusur vjeç dhe nuk qëndroj dot në këmbët e mia, jo më të godas me shkelma princin që është 2 metra i gjatë

Elia Zogu: Erdhi me agresivitet dhe u bë i dhunshëm. Më ka kapur prej duarsh, më ka shtyrë dhe ka tentuar që të më godasë. Ne jemi vetëmbrojtur.

Ora 15:03
Të rrahësh babin tim? Të ka mbajtur me bukë' Momenti i përplasjes mes Elia Zaharisë e Princ Lekës: Ke 4 klasë shkollë, ke gënjyer shtetin shqiptar (VIDEO)

Një video të siguruar nga Report Tv tregon një moment të përplasjes së Princ Lekës me ish-gruan e tij Elia Zaharia.

Ti të prekësh me dorë babin tim. I ke gjuajtur babit tim 70 vjeç?!

 Elia Zaharia: Ti të prekësh me dorë prindin tim, që të ka mbajtur me bukë. Ti ke prekur babin tim, i ke gjuajtur babit tim. 70 vjeç babi im. I ke gjuajtur babit tim 70 vjeç.

Nje burre therret: Elia, Elia (tenton ta ndalojë)

Elia Zaharia: I ke gjuajtur babit tim, të preksh ti me dorë babin tim. Do të të coj në gjyq. Ti ke falsifikuar. I ke thënë shtetit shqiptar që ske shkollë por në të vërtetë nuk ke. Ke vetëm 4 klasë shkollë

Të dyja palët kanë bërë denoncim në polici dhe mësohet se janë marrë nën mbrojtje.

Ora 13:28
'Kur të më shohësh mua, të ndërrosh rrugën' Ja çfarë i tha babai i Elias Princ Lekës para se ta godiste

Gjatë dëshmisë që Princi Leka ka thënë në polici ka thënë dhe se Gjergj Zaharia i ka folur me fjalë fyese e kërcënuese ndërsa ai ka përqafuar vajzën

"Unë jam ngjitur sipër së bashku me Sylën edhe kam gjetur vajzën time të vogël Geraldina Zogu e moshes 3 vjeç e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj babit të ish bashkëshortes të shtetasit Gjergj Zaharia. Në këtë moment unë kam përqafuar vajzën time edhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese e kërcënuese në drejtimin tim duke më thënë ti duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua"
 

 

Ora 13:02
Princ Leka sulmohet nga Elia dhe babai i saj Gjergj Zaharia! Policia firmos urdhra të menjëhershëm mbrojtjeje për të dy

1709724300_ZAHARIA.jpg

Princ Leka është sulmuar pasditen e 5 marsit nga ish- bashkeshortja Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia.

Ja njoftimi I policisë

Në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasi Leka Zogu, 42 vjeç, dhe ka kallëzuar se shtetasja Elia Zaharia, 42 vjeçe, dhe shtetasi Gjergj Zaharia, 71 vjeç, kanë ushtruar dhunë ndaj tij. I është marrë deklarim shtetases Elia Zaharia e cila gjithashtu pretendon se është dhunuar nga shtetasi Leka Zogu. Për të dy këta shtetas janë plotësuar kërkesë paditë për urdhër mbrojtjeje të menjëhershme.  

Ora 11:44
EKSKLUZIVE/ Dëshmia e Princ Lekës në polici: Ish-vjehrri më grisi xhupin e më goditi me statujë druri! Elia Zaharia më sulmoi fizikisht, më ndoqi deri në Bulevard

Shqiptarja.com siguron ekskluzivisht dëshminë e Princ Lekës në komisariatin nr 6 ku dhe është bërë denoncimi.  Ai në dëshmi thotë se ish vjehrri I tij Gjergj Zaharia e ka goditur edhe I ka grisur xhupin si edhe ka marre edhe nje sende te forte(statuj druri).

Princ Leka thotë se më pas është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshortja. Në dëshminë e tij, Princ Leka thotë se Elia Zaharia ka vazhduar sulmin ndërsa ai ka qenë duke u larguar, madje e ka ndjekur deri në Bulevard.

"Ka qenë në ora 15:20 minuta në banesën time në rrugën "Murat Toptani"rezidenca familjes mbretërore Nr.6, Tiranë për të takuar vajzën time të moshës 3 vjeçare, pasi me ish bashkëshorten shtetasen Elia Zogu jemi në proces divorci. Unë fillimisht jam takuar me Shefin i administratës së Oborrit shtetasin Syl Mulosmanaj të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap qe ishte boshatisur ne kundershtim me marrëveshjen.

Me pas unë i kam kërkuar Sylës që të më shoqëronte deri tek vajza ime për ta takuar për të cilen me një marrëveshje për zgjidhje martese kemi rënë dakord me ish bashkëshorten.  Unë jam ngjitur sipër së bashku me Sylën edhe kam gjetur vajzën time të vogël Geraldina Zogu e moshes 3 vjeç e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj babit të ish bashkëshortes të shtetasit Gjergj Zaharia. Në këtë moment unë kam përqafuar vajzën time edhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese e kërcënuese në drejtimin tim duke më thënë ti duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua.

Reagimi im para kësaj situate ka qenë duke ju drejtuar Gjergjit që të mos më ofendoj e kërcënoj sidomos në prani të vajzës edhe i kam kërkuar që ai të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën.Në këto momente situata ka agravuar shtetasi Gjergj Zaharia më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma tek këmbët e mia.Reagimi im ka qenë vetëm mbrojtës ,por Gjergji ka vazhduar duke më goditur edhe më ka grisur xhupin si edhe ka marrë edhe një send të fortë(statuj druri) me të cilën më ka goditur, por unë jam mbrojtur me parakrah edhe jam goditur nga duart me të. 

Më pas ka ardhur dhe ish-bashkëshortja Elia Zogu, e cila edhe ajo ka filluar të më sulmojë fizikisht edhe duke më ofenduar dhe kërcënuar edhe ajo. Unë kam tentuar që t’i largohem kësaj situate, por gjatë largimit ish-bashkëshortja ka vu sulmin ndaj meje fizikisht edhe duke me kërcënuar. Me pas kam dalë jashtë oborrit për t’u larguar, i ndjekur nga ish bashkëshortja ime e cila ka vazhduar edhe në bulevard duke me ndjekur. Me pas jam paraqitur pranë Komisariatit Nr.1 për të bërë kallëzim penal pasi kërkoj ndjekje ligjore të këtij problemi."

S.G/B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kolen: 07/03/2024 09:04

    Keta zaharia jan vlleh me origjin, cfare mbetje osmane thuani, te shkretet ju hahaha mendjen te osmanet e keni

    Përgjigju
  • stela: 07/03/2024 07:50

    MERRE BABIN DHE AMOSIN.dhe lejeini keto aktrime....se nuk mbani ju princin me buke ooooo DHE IKNI NE NDONJE DHOME 1+1...DHE FUTU TERAPI ELIA

    Përgjigju
    • Stari: 07/03/2024 09:23

      Cilin Princ? Kush eshte Princ? Ai as stallier nuk mund te quhet.

  • stela: 07/03/2024 07:48

    po kjo elia paska ik pak ne depresion me duket...babai kasi e paska mbajtur me buke princin.......hajde hajde ca ben budalleku,merr babain

    Përgjigju
  • Po mër po: 07/03/2024 07:25

    Shiko si policia bën pazar me informacionet, videot dhe denoncimet e njerëzve dhe i shet e spiunon tek dhunuesit, mediat, apo kush paguan më shumë.

    Përgjigju
  • Iris: 07/03/2024 02:59

    Histori e trishtueshme.Ne kete histori ka boshlleqe.Duket qe babai i Elias po perballej per here te pare me Leken vetem per vetem, qe nga momenti qe divorci u be lajm dhe duket qe i ka nxjerre gjithe marrazin, e diku nga reagimi me fjale i princit,prindi, qe duket qe fajeson princin per divorsin,ka reaguar fizikisht me aq sa ja lejon mosha.Dhe per cfare,per nje divorc qe kishte vite duke u dukur ne horizont?!Me nje Elia qe mungonte gati gjithemone ne cdo aktivitet/takim te Lekes,duke e lene perhere vetem,me nje Elia me karakter ekstrovert,komplet te kundert nga natyra introverte e princit,me nje Elia qe mbante te njejten fotografe per oborrin,Blerten,qe gjeti nje boshllek ne jeten emocionale te ketij cifti dhe e zuri.A ja vlente gjithe kjo shfaqje histerie ne kamera?!

    Përgjigju
    • I am: 07/03/2024 08:07

      Hahahaha goxha hartime. Ata jane qesharaker me njerin qe i thote vetes princ dhe e shesin si familje mbreterore per te zaptuar prona. Ne fakt jane hajduter dhe injoranter te rendomte qe zihen kush do fitoj me shume prona pas divorcit. Princi filmoi gruan histerike per ta perdorur per interesa. Media injorante dhe politika qe per 33 vjet na i kane shitur si familje mbreterore jane humbesit me te medhenj.

  • Lexues: 06/03/2024 23:10

    Duhet te hetohet kush e ka nxjerre videon. Nese eshte dikush nga policia ose prokuroria duhet te bejne burg per shkelje te sekretit hetimor. Keta te dy ishin princer vetem ne imagjinaten e tyre keshtu qe ceshtja nuk ka pse t’i interesoje publikut. Drame private dhe ceshtje per gjykaten.

    Përgjigju
  • E verteta: 06/03/2024 22:39

    Princi me celular ne dore qe filmon princeshen qe i thote je me 4 klasw shkolle? As humor nuk i thua dot. Te vjen keq si individe por si princer dhe mbreter te vetshpallur jane pocaqi.

    Përgjigju
  • Ceni: 06/03/2024 21:02

    Mos eshte gje nipi i lek matjanit ky!!?

    Përgjigju
  • Boba: 06/03/2024 19:44

    Ju o njerez injorant flisni thjesht prej cfar shihni ne video dhe nuk e mendoni pak me thell situaten! Nese ai nuk do e kishte regjistruar ate video, nuk do e besonte njeri!

    Përgjigju
    • Pensionisti: 06/03/2024 21:29

      Po o boba pas 10 vjet martese. Gruan me dhune ja dhene ketij? Kokra e injorantit eshte ky qe i thote vetes princ dhe mori ne qafe dhe vajzen e vogel qe gjithe jeten njolla e videos nuk do i ndahet.

  • Palaco: 06/03/2024 19:01

    Ky Lecka eshte princ aq sa eshte Xan Caushi ne Vlore

    Përgjigju
  • ana: 06/03/2024 18:28

    po ca dhune aman renkon princi si qen rrugesh sikur e vrau ajo viktimizimi ne kulm nese ai ka prekur me dore babain e saj mire ti behet princit dhe nje bravo per ate vajze qe mbron babain se kemi pare raste te vajzave qe u dhunohen dhe shahen prindrit nga burri dhe sbejne ze madje vazhdojne jeten me ata burra i fusin ne krevat e u japin ate mes kembeve keshtu qe te lumt dora eliaaaa u shtofshin vajzat gango si ty edhe boll e paragjykuat elian se eshte super njeri dhe vajze jo si ky palloshi qe u lidh me blerta celibashin po hec se e din te gjithe ca bente ky

    Përgjigju
    • Ananas: 06/03/2024 23:19

      O ana banana bravo i thone gomarit edhe kesaj idiotes histerike

    • anna: 06/03/2024 20:45

      eliaaa e palosi princeshin hahaha

  • Sara: 06/03/2024 18:18

    Ky esht pjella e atyre qe rrjepen popullin dhe ja mbathen me florinjt.Esht pjella e atij qe deshi te bej grusht shteti ne 97.Familje hajdutesh,mashtrusash qe ende jetojn me gjakun qebi thithen ktij populli dhe qe Berisha na i solli dhurate sic solli cdo te keqe ne ket vend.Tani na ben si viktime duke regjistruar sherrin me gruan dhe kerkon mbrojtje nga shteti se po e rreh gruja? Po cfar mashkulli esht ky?Princ Leshi te perballet me ligjin meqe ka fallsifikuar dokumente per te perfituar.

    Përgjigju
  • Estref: 06/03/2024 17:53

    Zombit i moren dhe oborrin mbreteror te urtit, nxirri mor pe bythe jashte do hajvana me petkun e intelektualit. Prandaj pyetet per krushqine perpara se ta hash or ti princ. Mjer femija i pafajshem.

    Përgjigju
  • Alda: 06/03/2024 17:38

    Sa turp! Cfare burri je ti? Nenen e frmijes tende e filmon ne nje gjendje te tille. Nese te duheshe per prove ne polici perdore por perse e nxore ne media?! O palo burra, vetem burra nuk jeni ju.

    Përgjigju
    • I nxjerr: 06/03/2024 17:54

      Ndonjë Shef i Policisë këto video në treg

  • Obobo: 06/03/2024 16:47

    Cfar familje mbreterore ! Vend qesharak ne te gjitha kuptimet dhe familjen mreterore qesharake . Po ka faj shteti shqiptar qe i jep prona ketij cop mishi me dy sy . Ti jepte ndonje tok andej nga malet e matit ku ka pas te paret

    Përgjigju
    • Or tej: 06/03/2024 23:51

      Cke me malet e Matit or teeeejjjjj

  • Llesh pill ndoj: 06/03/2024 16:46

    Muhabete malokesh gjell qensh

    Përgjigju
  • Rea: 06/03/2024 16:41

    Sjellje shokuese dhe e turpshme. Njerez jo civil. Te pakten kuptojme cfare ne te vertete jane.

    Përgjigju
  • Anna: 06/03/2024 16:36

    Episode rrugacerie

    Përgjigju
  • Eri: 06/03/2024 16:18

    Kjo Blerta Celibashi e bija, mbesa apo kusherira e kujt eshte? Ka fuqi te shqyej familje dhe qenka edhe stratege. Kjo video eshte tmerrsisht trishtuese, fytyra e Elías tregon dramën qe po përjeton. Nje gje eshte e qarte, keta nuk jane ndare me mirekuptim dhe ky princi nuk e gjeti Blerten neper lule. Kjo video tregon se sa vuajnë familjet si shkatërrohen njerzit kur te tjeret gjejen nje vend bosh dhe futen.

    Përgjigju
  • Po mër po: 06/03/2024 16:02

    Familja e kësaj kujtuan se do bëheshin familje mbretërore, dhe shiko si përfunduan kur ranë në tokë. Leka është në rrugë të tij, ju e ndryshoni rrugën sipas interesit.

    Përgjigju
    • Qytetari: 06/03/2024 20:28

      Mos fol me tutje se i prish bukurine komentit tuaj me lart-perle.

  • Patriot: 06/03/2024 15:50

    Gjergji eshte njeri i shkelqyer. Por si cdo baba ndihet I vrare shpirterisht qe ky mashtruesi i le vajzen dhe mbesen rrugeve per tu lidhur me nje tjeter. Tani nje pyetje mbetet per spakun: si eshte punesuar ky njeri ne ministrine e jashtme? Mbi cfare kriteresh ?

    Përgjigju
  • ndreca: 06/03/2024 15:37

    me bo profilin psikologjik te tan familjes, mjafto me ndjek do episode bigbrother vip te vitit te kaluar. p.s. TURPI ESHTE PER ATE QE KA.

    Përgjigju
  • Emigranti: 06/03/2024 15:37

    Ahh o enver.. Po te del fjala cdo dite. Koha po te jep te drejte. Mos harroni qe ky princi paguhet me taksat tona se nuk i mjaftojne florinjte e vjedhura te gjyshit.

    Përgjigju
  • Titi: 06/03/2024 14:46

    Pse nuk e goditi Elia Zaharia kete Blerta Celibashin ? Me statuje, kjo do ishre perl

    Përgjigju
  • Sunit hesapi: 06/03/2024 14:23

    Ajka e albanistanit,nje princ fallco dhe disa mbetje osmane

    Përgjigju
    • Honi: 06/03/2024 15:50

      Ik mor injorant psikopat

    • SUNIT HESAPI: 06/03/2024 15:30

      BRAVO PER KOMENTIN TE DY JAN MBETJE OTOMANE DHE JO GJAK SHQIPTARI KATOLIK. LARG ARABEVE QE SKAN LIDHJE ME SHQIPERINE

  • Lindi: 06/03/2024 14:23

    Princ Leka II eshte gjak fisnikesh dhe ajka Shqiptare. Per kortezi, ai ka lënë ish-bashkeshorten të qëndrojë në oborrin mbreteror deri sa te mbaroje divorci qe vajza mos të shqetësohet me lëvizjet lart e poshtë. Shqiptarët tru-tharë nuk e kuptojne dot nivelin e Princit. Princi ka vendin e tij në Shqipëri qe askish nuk ja mohon dot. Fatkeqsisht kush ka mbet në Shqipëri janë të majtë. Fatkeqsia që ai u lidh me nivelin e ulët komunist dhe imoral Gjergj Zahari+Yllka Mujo dhe produktin e tyre skarco, Elia Zaharia. Princi ka ndjek propedurat e rregullta dhe duhet ta nxjerri keto bastarda nga selia mbreterore sepse nuk kane asnje lidhje.

    Përgjigju
    • Lek dukagjini: 06/03/2024 16:51

      Fisnik ishte Shefqet Verlaci ,qe maloku I pare e preu ne bes edhe u martu me Geraldinen, perdori te gjitha lidhjet edhe leket e Verlacit dhe me fund e tradhetoi, edhe malok edhe fisnik nuk shkon

    • Eri: 06/03/2024 16:23

      Shyqyr qe na doli Blerta ne drite se tani po qe do kemi Mbretereshe te denje. Ndershmeri e vertet do jet kjo Blerta . .

    • Jari: 06/03/2024 16:12

      Ik o jari ik fisnikeria e hajduteve te vete shpallur! Shyqyr nuk u vetshpall dhe sala i ngeli ne fyt se imagjino ku do ishim

    • Alket: 06/03/2024 16:10

      I veteshpalluari Mbret dhe i veteshpallur Princ nuk dalin dot nga raca dhe origjina e vertete nga vijne, qe eshte shume larg fisnikerise. Dardha nen dardhe bie! Imoralitetin e ka po aq ne gjak sa gjyshi i tij e te tjere. Aq "fisnik" eshte sa i la kujtimin me te bukur te bijes ne rrjet e qe nuk do te zhduket kurre. Sharlatane.

    • Yyyttt: 06/03/2024 15:50

      Fisnikeria modhe mo, te ky mbeti! Hahahah

  • agim: 06/03/2024 14:15

    Cfare lesh princi ky,kush e ka shpalle prince,e kush e njef per prince kete spiruc,iku koha e ketyre ma.

    Përgjigju
  • Qytetari: 06/03/2024 13:55

    Ky Gjergj Zaharia nuk ka qenë i zoti me mbajte Yllken dhe familjen e vet e tashti sulmin Leken. Mire thonë çka linde prej maces gjuan minj. Të vjen keq për Leken që është lidhur me këtë familje.

    Përgjigju
    • betimi: 06/03/2024 15:45

      dmth ti po thua qe ata jane te ndare me vendim gjykate, por jetojne per hir te imazhit bashke? te besoj te besoj, prirem te besoj qe kur pash ate miun e zi te big bradheri

  • Princi libofshes: 06/03/2024 13:33

    Prandaj kohe me pare princi martohej me princesha dhe familje mbreterore jo me lloj lloj sharabajgash.

    Përgjigju
    • Qytetari: 06/03/2024 20:18

      Me vjen keq.pikesepari per Geraldinen priceshen e vogel.se dyti per Leken princi kurores.i cili nuk paska ditur.nxjer mesim.cfar komunizmi beri mbi shqiptaret.Ku e pate mendjen more djale.kur te afruan nje aktore te deshtuar duke treguar se kishte telepati qe do behej princeshe.natyrisht te mashtruan.pa shiko nje cike mos rastesisht i kujton ndermjetesit e kesaj mbleserie gjasme rastesore? Aty fillon hileja. Radiolojrat e sigurimsave ne fund u zbardhen.si arrigjofkat sulmojne fyejn dhe shpifin mbi Leken e pambrojtur. Ta shuan familjen. Mos haro djalosh.ruaj vehten nga i ligu cfar ste pjell. Mos harro je ne shqiperine komuniste te 1990-2024.Ruaj vehten dhe Geraldinen e vockel.ajo ska faj cfar mostrat thurin mbi ju princi Leka.pate fat deri me tani edhe pse familjaret tuaj ti shuan nje nga nje. Pac Zotin ne krah.dhe fat te bardhe.

    • Beni: 06/03/2024 15:19

      Te dh..... Princin ty. Ai esh kokra e askushit i lindur ne Afrike

  • Qytetari: 06/03/2024 13:28

    Keto jane familje psikopatesh.

    Përgjigju
  • Rezidenca mbretleshës: 06/03/2024 13:05

    Nuk e bëre dot mbretëreshë e të futën drurin.

    Përgjigju
  • Dhendri i Besnik Bekteshit: 06/03/2024 12:49

    Kjo supozohet te ishte mbreteresha e shqiptareve. I ka ngjare se emes.

    Përgjigju
  • Leka: 06/03/2024 12:35

    Oborri mbreteror? Shefi i administrates se oborrit? Ua tha keto atyre te spitali dhe e lane te shkonte? Hahahahaha Po si i vete tjetres ne shtepi papritur or king kur jeni ndare?

    Përgjigju
    • Lekës: 06/03/2024 14:18

      Ky mbret e princ nuk eshte,por eshte babi i vajzes se vogel e ka te gjithe te drejten ta shohine takojë…se si i kane relatat ato puna e tyre,populli per kete gje nuk e rruan fare.

    • Sati: 06/03/2024 13:36

      Princi e sëmës. Mirë ja kanë bërë alabakut.

  • Shaqo: 06/03/2024 12:32

    Larg nga Shqiperia, ik jeto i lire atje ku ke lindur. Te kane perkedhelur shume.

    Përgjigju
    • Sabria: 06/03/2024 14:17

      Sa keqe qe ika ra hise me u marre me nji halabake me nji familje te pa qyteteruar ., kjo ndodhe vetem ne Shqioeri.

  • AltinTop: 06/03/2024 12:12

    Baza e Kuçoves sapo hyri ne gatishmeri te larte Nr 1.

    Përgjigju
  • beni: 06/03/2024 11:48

    Ca leshin eshte obori mbreteror? Apo bacja e shpis te ketij kokpalarit qe i vetmi merit qe ka eshte qe ka pas gjyshin hajdut

    Përgjigju
    • Rifat: 06/03/2024 15:07

      Komenti me i sakte

  • Arben: 06/03/2024 11:39

    Ahmet Zogu shiti Shqiperine dikur, princi nuk e ka problem tradhetine dhe braktisjen e gruas! Paska dashur te shohe dhe vajzen madje! Duhet debuar nga Shqiperia ky gen tradhetaresh! Enver Hoxha i paska njohur mire!

    Përgjigju
    • Pronar picash: 06/03/2024 16:14

      Ca lesh princi osht ky mi non Ma sillni ketu te nona kete lejleku e lekes se me duhet nje guzhinjere per pica. Dhe ky me hyn pun ti fusi dru zjarrit.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë