EKSKLUZIVE/ Dëshmia e Princ Lekës në polici: Ish-vjehrri më grisi xhupin e më goditi me statujë druri! Elia Zaharia më sulmoi fizikisht, më ndoqi deri në Bulevard

Shqiptarja.com siguron ekskluzivisht dëshminë e Princ Lekës në komisariatin nr 6 ku dhe është bërë denoncimi.  Ai në dëshmi thotë se ish vjehrri I tij Gjergj Zaharia e ka goditur edhe I ka grisur xhupin si edhe ka marre edhe nje sende te forte(statuj druri).

Princ Leka thotë se më pas është sulmuar fizikisht nga ish-bashkëshortja. Në dëshminë e tij, Princ Leka thotë se Elia Zaharia ka vazhduar sulmin ndërsa ai ka qenë duke u larguar, madje e ka ndjekur deri në Bulevard.

"Ka qenë në ora 15:20 minuta në banesën time në rrugën "Murat Toptani"rezidenca familjes mbretërore Nr.6, Tiranë për të takuar vajzën time të moshës 3 vjeçare, pasi me ish bashkëshorten shtetasen Elia Zogu jemi në proces divorci. Unë fillimisht jam takuar me Shefin i administratës së Oborrit shtetasin Syl Mulosmanaj të cilin e kam pyetur në lidhje me një dollap qe ishte boshatisur ne kundershtim me marrëveshjen.

Me pas unë i kam kërkuar Sylës që të më shoqëronte deri tek vajza ime për ta takuar për të cilen me një marrëveshje për zgjidhje martese kemi rënë dakord me ish bashkëshorten.  Unë jam ngjitur sipër së bashku me Sylën edhe kam gjetur vajzën time të vogël Geraldina Zogu e moshes 3 vjeç e cila ka qenë në shoqërinë e gjyshit të saj babit të ish bashkëshortes të shtetasit Gjergj Zaharia. Në këtë moment unë kam përqafuar vajzën time edhe shtetasi Gjergj Zaharia ka filluar me fjalë fyese e kërcënuese në drejtimin tim duke më thënë ti duhet të ndërrosh rrugën kur të më shikosh mua.

Reagimi im para kësaj situate ka qenë duke ju drejtuar Gjergjit që të mos më ofendoj e kërcënoj sidomos në prani të vajzës edhe i kam kërkuar që ai të largohet nga dhoma ku unë po qëndroja me vajzën.Në këto momente situata ka agravuar shtetasi Gjergj Zaharia më është afruar duke më shtyrë e goditur me shkelma tek këmbët e mia.Reagimi im ka qenë vetëm mbrojtës ,por Gjergji ka vazhduar duke më goditur edhe më ka grisur xhupin si edhe ka marrë edhe një send të fortë(statuj druri) me të cilën më ka goditur, por unë jam mbrojtur me parakrah edhe jam goditur nga duart me të. 

Më pas ka ardhur dhe ish-bashkëshortja Elia Zogu, e cila edhe ajo ka filluar të më sulmojë fizikisht edhe duke më ofenduar dhe kërcënuar edhe ajo. Unë kam tentuar që t’i largohem kësaj situate, por gjatë largimit ish-bashkëshortja ka vu sulmin ndaj meje fizikisht edhe duke me kërcënuar. Me pas kam dalë jashtë oborrit për t’u larguar, i ndjekur nga ish bashkëshortja ime e cila ka vazhduar edhe në bulevard duke me ndjekur. Me pas jam paraqitur pranë Komisariatit Nr.1 për të bërë kallëzim penal pasi kërkoj ndjekje ligjore të këtij problemi."


Lajmi kryesor:

Princ Leka sulmohet nga ish-bashkëshortja e tij, Elia Zaharia dhe babai i saj, Gjergj Zaharia në pallat Mbretëror! Merr urdhër mbrojtje (VIDEO)


S.G/SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'