Princ Leka dhe Elia Zaharia konfirmojnë ndarjen dhe nisin procedurat e divorcit. Përmes një njoftimi zyrtar të përcjellë nga Oborri Mbretëror Shqiptar, bëhet me dije se Princ Leka dhe Elia Zaharia kanë rënë dakord që t'i japin fund martesës së tyre. 

“Duke qenë se martesa e ka humbur funksionin e saj, kanë parë të udhës ta zgjidhin atë me pëlqim reciprok duke filluar procedurat e nevojshme ligjore.

Pavarësisht besimit tek instituti i familjes, LTM Princ Leka II beson se vlerat e respektit dhe mirëkuptimit reciprok do të përbëjnë bazën e marrëdhënies në vijimësinë e saj, që do të ketë si motiv rritjen dhe edukimin e LSM Princeshës Geraldinë!!!”  thuhet në njoftimin e Oborrit Mbretëror Shqiptar.

Që prej fundit të muajit nëntor çifti mbretëror kishte shtuar dyshimet për një krizë në marrëdhënie, lajm që u konfirmua me publikimin e fotove të fundvitit, ku Princ Leka shfaqej vetëm me të bijën, pa Elia Zaharian.
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:00
'Ndonjëherë ndarja qenka e vetmja rrugëzgjidhje', Elia Zaharia reagon për divorcin me Princ Lekën

1705349184_princeandprincess640x427.jpg

Përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” Elia Zaharia ka folur për ndarjen me Princ Lekën duke konfirmuar se kanë nisur procedurat për divorc.

“Më duhet t’ju komunikoj që sot filluam procedurat ligjore për zgjidhjen e martesës, pasi vendosëm bashkarisht të kërkojmë zyrtarizimin e divorcit! Ky nuk është aspak një realitet që më lumturon, pasi besoj në vlerat e familjes si gjënë më të shtrenjtë! Kurrsesi nuk do kisha zgjedhur për vajzën time të rritej me prindër të ndarë, por ndonjëherë ndarja qenka e vetmja rrugëzgjidhje! Ajo ç’ka ka më shumë rëndësi, është që vogëlushja ime ta përjetojë këtë moment sa më lehtë të jetë e mundur! Ju falenderoj shumë të gjithëve ju që më keni shkruar e më keni dhënë kurajo! Pavarësisht këtyre muajve të vështirë që kam kaluar, dashamirësia juaj më ka dhënë forcë! Ju uroj shëndet e lumturi në familjet tuaja!”, shkruan ajo.