Dalin në dritë të tjera fakte për vrasjen misterioze të princeshë Dianës. Sipas revistës amerikane "Globe", Princëshë Diana është vrarë në autombulancë, gjatë rrugës për në spital pasi u përfshi në aksidentin automobilistik. 

Revista amerikane i referohet hetimeve të një investiguesi. 

Globë njofton se të hënën do të publikojë një shkrim, në të cilin zbardhen të tjera detaje rreth vdekjes së princeshës.
Princesha Diana me partnerin e saj, Dodi Fayed, ishin në makinën e tyre në momentin kur po ndiqeshin nga paparacët francezë dhe u aksidentuan me makinën që e drejtonte Henri Paul më datë 31 gusht 1997.

Dëshmitë e deritanishme zyrtare ishin se Diana, Fayed dhe shoferi Henri kishin vdekur për shkak të plagëve të rënda që kishin marrë pas përplasjes në makinës. 

(s.f/shqiptarja.com)