Princesha Anne, Kapitenia e parë femër në Marinën Mbretërore, pritet të zëvendësojë princ Harry-n

Princesha Anne, Kapitenia e parë femër në Marinën Mbretërore, pritet të zëvendësojë princ Harry-n

Princesha Anne dhe bashkëshorti Tim Laurence

Princesha e Britanisë së Madhe, 69-vjeçarja Anne, ka vendosur të marrë përsipër rolin e Princit Harry në Marinën Mbretërore dhe të bëhet Kapitenia e parë femër.

Sipas medias britanike, ajo është e vendosur të bëjë histori mbretërore duke marrë përsipër rolin ushtarak të Princit Harry në Marinsat Mbretërore.

Princesha e palodhur 69- vjeçare, e cila jeton në parkun Gatcombe në Gloucestershire, tashmë është e lidhur me 65 organizata ushtarake dhe aktualisht është Shefe Komandante për Gratë në Marinën Mbretërore.

Vajza e mbretëreshës Elisabeth do të bëhet Kapitenia e parë femër duke zëvëndësuar, Dukën e Sussex, që hoqi dorë nga urdhrat e tij ushtarakë.

Vetëm një femër detare u regjistrua në kursin e komandos në vitin 2019, nga 1 mijë që shprehën interes, ndërsa të gjithë  rekrutët për kursin e këtij viti janë burra.

Princesha Anne tashmë është Koloneli Mbretëror i Batalionit të 6-të të Regjimentit Mbretëror të Skocisë, Kryekomandant i Forcës Detare Kanadeze dhe Koloneli Nderi Mbretëror i Qytetit të Edinburgut.

Ajo është gjithashtu kryetarja e projektit Beteja e Atlantikut Memorial në Liverpool, Shërbimet e Veteranëve të Camp Hill, duke ndihmuar veteranët kanadezë në njohjen e shërbimeve të tyre për vendin  dhe Muzeun Kombëtar të Marinës Mbretërore.

Pas stërvitjes në Sandhurst, Princi Harry u ngarkua si oficer në Blues dhe Royals në prill të vitit  2006.

Gjatë dhjetë viteve të tij në ushtri, ai ndërmori dy turne operacionalë në Afganistan dhe u kualifikua si një komandant helikopterit Apache.

Turneu i tij i dytë në Helmand, në vitin 2012, besohet të jetë një prej kohërave në jetën e tij që Princi me të vërtetë gjeti kënaqësinë larg kufizimeve dhe presioneve të jetës mbretërore.

I njohur si 'Kapiten Uells' nga shokët e tij, ai me krenari i tha një shoku të tij ushtarak: “Unë kam marrë më të mirën nga të dy botët. Unë duhet të bëj të gjitha këto. Unë mund të fluturoj me helikopterë. Mund të ndriçoj vëmendjen e duhur për punën që dua të bëj.”

Ishte Ushtria që i ofroi Harry-t shijen e jetës larg të qenit mbretëror.

Sidoqoftë, në njoftimin e Buckingham Palace nuk kishte asgjë ku përfshihej që Princi Harry të hiqte dorë nga shoqata e tij private dhe mbështetja për një seri bamirësie ushtarake, përfshirë “Walking With The Wounded”.

Por në mënyrë të ngjashme, Harry mund të vazhdojë përfshirjen e tij me Lojërat Invictus për personelin e dëmtuar të Forcave të Armatosura dhe veteranët.

Kujtojmë që princ Harry dhe Meghan Markle pak kohë më parë njoftuan se ata po tërhiqeshin nga detyrat si anëtarë të Familjes Mbretërore, për t’u zhvendosur në Kanada.

Princ Harry

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis

NBA/ Oklahoma lider në Perëndim, Bucks humbasin sërish! Fitojnë Miami e Memphis