Për princeshën e Beninit në Afrikën Perëndimore, Elfi Odu “shqiptarët nuk janë të panjohur, ajo madje ka edhe miq shqiptarë nga Kosova e Presheva”, ka deklaruar ajo në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë”. Princesha njihet si ambasadore e të drejtave të fëmijëve. Princesha ELFI Odu e do bamirësinë dhe është një eksperte dhe përkrahës e çerdhes për fëmijë në Soweto (Afrikës së Jugut) dhe është e lidhur me shumë shkaqe të tjera shoqërore për punë sociale sa i përket përparimin social të fëmijëve në nevojë. Ajo beson se vdekja e një fëmije zhvillohet çdo 3 sekonda dhe që varfëria është shkaku i miliona fëmijëve që nuk shkojnë në shkollë. Ajo thotë se “ne duhet të veprojmë menjëherë”. Për princeshën është një ëndërr përmirësimi i standardeve të jetesës për fëmijët, dhe për të ndihmuar në ndërtimin e shkollave, spitaleve dhe qendrave të trajnimit në Afrikë. Princesha ELFI Odu është e fiksuar me familjen e saj dhe jetën familjare, që është e rëndësishme për princeshën. Ajo ka një vajzë, Marissa. Hobi të preferuar për princeshën janë piktura, muzika (kryesisht jazz dhe klasik), zhytje, kafshët e saj dhe natyrisht udhëtime.
Presheva Jonë: Fillimisht znj-Elfi, pse dhe si u kurorëzuat si Princeshë e Joruba Beninit?
Princesha ELFI: Unë jam një mikeshë shumë e ngushtë e mbretit Odu të Beninit. Unë e mbështes atë në projektet e tij bamirëse për fëmijët, dhe ai më mori në familjen e tij. Dhe për këtë arësye, unë jam bërë princesha Odu e Beninit. Pastaj në qershor 2009 në Cotonou u bë kurorëzimi zyrtar nga më shumë se 30 mbretër të Afrikës Perëndimore. Këta mbretër ranë dakord të më njohin mua si princeshë të tyre.
Cilat janë tre qëllimet tuaja më të rëndësishme personale në jetë?
Për të qenë një ambasadore për paqen në botë. Të mbështes fëmijët në nevojë. Të jem në gjendje t’i drejtoj në mënyrë profesionale dhe të suksesshme këto projekte.
Si drejtoreshë e Investimeve Gjermane në Afrikë, cilat janë angazhimet tuaja në Afrikë?
Më duhet të përfaqësoj vetëm angazhimin tim për mbretin e Beninit dhe për të tërhequr vëmendjen për këtë vend të mrekullueshëm. Politikisht, s’kam absolutisht asnjë ndikim.
Cilat ishin reagimet tuaja pas vdekjes së Mandelës? Nuk di sa jeni në dijeni se edhe ne në Kosovë kemi Mandelën tonë Adem Demaçin?
Princesha ELFI: Unë kam qenë shumë e pikëlluar për këtë. Ai ishte një njeri i forte, me një shpirt shumë të mirë dhe ka arritur shumë për popullin e Afrikës. Po, po kam dëgjuar dhe sigurisht ka shumë njerëz të tillë që kanë vuajtur burgjeve për liri e demokraci, kundër padrejtësive racore. Unë Deamçit tuaj nuk do t’i them Mandelë, sepse Mandela është i pakrahasueshëm, ai ishte unik.
Sigurisht keni dëgjuar ndonjëherë për Kosovën, shqiptarët në Ballkan?
Po sigurisht kam dëgjuar. Kush nuk ka dëgjuar për Kosovën dhe shqiptarët. Unë gjithashtu kam disa miq nga Kosova e Presheva. Shqiptarët janë nga njerëzit më të mirë e me zemrën më të madhe që kam njohur nga Ballkani.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com