Princesha e divorcuar tani
e dashura e Anri Salës

Princesha e divorcuar tani<br />e dashura e Anri Salës
TIRANE- Kishim nje princeshë në Tiranë. Kishim një ikonë të modës dhe një nga femrat e bursës hollivuduane. Rozario Nadal modelja spanjolle e preferuar e Valentinos, e cila në 1989 u martua me princin Kyril të Bullgarisë dhe që atëherë është një nga femrat më të ndjekura nga paparacët është prej një viti partnerja e Anri Salës i cili e solli atë në Tiranë një javë më parë. Rozario nuk tërhoqi vëmendjen e askujt ndoshta sepse ishte e panjohur për publikun shqiptarë ndërsa miq të ngushtë të Anrit e ruajtën në një diskrecion të plotë praninë e 45 vjecarës Nadal për të shmangur një devijim të mundshëm (me të drejtë) të vëmendjes ngë filmi i Anri Salës. Rozario takohej me të gjithë, madje gjatë ceremonisë pas filmit dikush i tregonte se një grua mund ti shikonte asaj filxhan dhe ajo argëtohej si një fëmijë me miqtë shqiptarë të cilët as që e dinin se kë kishin para syve. Ndoshta për herë të parë në jetë të saj, ajo ishte vec një partnere e zakonshme. E gjatë, elegante e veshur në të zeza dhe totalisht e patrukuar ish princesha e Bullgarisë takohej me ngrohtësi e kureshti me miqtë dhe adhuruesit e të dashurit të saj shqiptar. Por me siguri kjo kaq qënë hera e parë për të në jetë, pasi nëse klikon në google Rozario Nadal të shfaqet me atë pamjen herë si modele, herë si e princeshë, herë si e dashuruar, herë e kapur mat nga paparacët, por nga tabloidet duket qartë që pavarësisht gjithçka rreshtuam më lart, ajo është nga ato femra që ja ka dalë të jetë në rrethin e duhur të njerëzve të famshëm ose siç thonë francezët "crème de la crème".
Ishte e interesante sesa hermetikë u treguan organizatorët e eventit që të mos merrej vesh nga media se kush ishte Rozario Nadal. Në disa telefonata për të marrë një foto të Anrit me Rozario u tha në kor se ai nuk është fotografuar me partneren e tij. Një nga mikeshat e vjetra të Anrit mësohet të ketë thënë se ajo ishte një njeri i parëndësishëm dhe se nuk do kuriozohej për të dashurën e rradhës së Anrit pasi ai nuk ka thënë që ka diçka serioze.
E parëndësishme Rozario Nadal? Ky ose është naivitet dhe panjohuri si ajo imja që kur intervistova Anrin e pyeta për Rozarion si për një femër të zakonshme që kishte fatin të rrinte pranë artistit tonë që na ka bërë dhe na bën krenar për suksesin e tij.
Anri nuk kish dëshirë të fliste për jetën e tij private madje më tha se nuk do donte që të shkruhej asgjë. Ai më rrefeu se me Rozarion ishte njohur në Meksikë përpara një viti. E pyeta se me c'merrej në jetë Rozario dhe nëse edhe ajo ishte artiste. Anri mu përgjigj se bënte një punë që kishte lidhje me artin po jo drejpërdrejt dhe më pas e mbylli bisedën për të. Ndërsa ne zhvillonim intervistën Rozario qëndronte në kafe me prindërit e Anrit. U takuam madje dhe shkëmbyem një buzëqeshje ndërsa Anri i sugjeroi se nëse do të mërzitej duke pritur mund të bëntë një shëtitje duke i dhënë disa lekë shqiptare nëse do ti duheshin për të blerë dicka. Ajo dukej vërtet e dashuruar nga mënyra si e shihte dhe sesi i përshtatej atij. Ne femrat e kuptojmë mirë kodet e dashurisë dhe personalisht gjeta "feeling" mes tyre. Por në asnjë cast nuk dyshova se kisha takuar një grua të njohur në të gjithë botën e showbizz.
Nga fotot zbuluam se princesha e Bullgarisë është ndarë para pak kohësh nga princi Kyril. Kriza e parë duhet të jetë shkaktuar nga një yll i hollivudit i cili njihet si një don zhuan i vërtetë dhe siç vetë ai ka deklaruar një beqar i përjetshëm. Kush nuk e adhuron Hugh Grant?! Unë për vete po! Rozario Nadal ka qënë të paktën sipas mediave e dashura e aktorit të famshëm për pak kohë.
Paparacët kanë shkrepur fotot kur Rozario dilte nga një hotel me Grant.
Lajmi bëri bujë sepse në atë kohë Rozario ishte ende në martesë me princin Kyril. Ata janë fotografuar shpesh në vende të ndryshme duke lënë të kuptohet qartë një lidhje dashurie mes tyre. Por sërish paparacët një javë pas fotove ku Rozario Nadal dilte nga hoteli me Grant ka ftuar ndoshta këtë herë vetë paparacët të fotografojë atë së bashku me bashkëshortin Kyril dhe tre fëmijët dy vajzat dhe djalin në një nga plazhet e Palma de Majorca ku Nadal lë përshtypjen e një familje të lumtur e të bashkuar. Mediat spanjolle komentojnë të paktën kështu. Ato nuk lënë pa përmenduar kapelen shik të kashtës dhe rrobe banjon ngjyrë gri të Nadal. Si dhe i kujtojnë se ka nevojë për pak rreze dielli për shkak të ngjyrës disi të zbehtë të lëkurës së trupit.
Por kohë më pas lajmi për divorcin nga Princi Kyril shpërndahet shpejt nga mediat spanjolle të cilat gërmojnë në jetën e modeles së tyre. Nuk ju ka shpëtuar as një foto, ku Nadal ecën nëpër rrugët e Londrës me artistin shqiptar Anri Sala. Ky i fundit duket i dashuruar dhe në njërën nga shkrepjet është kapur duke i puthur dorën asaj.
Mediat spanjolle japin lajmin: Ja i fejuari i ri i Rozario Nadal. Ai është një artist shqiptar, Anri Sala. Në galerinë e fotove të Rozario Nadal mbizotërojnë ato me një nga themeluesit e botës së modës Valentinon. Është e kudogjendur në cdo kohë pavarësisht partnerëve,me shoqen e saj të ngushtë Gëyneth Paltroë. Nadal rezulton të jetë kopertinë e prestigjozes "Vogue" dhe e "Vanity Fair". Në rininë e saj ajo shfaqet e fotografuar edhe me simbolin e sfilatave, topmodelen Klaudia Shifer.
Por pavarësisht suksesit si modele ajo ç'ka ka zgjuar interesin e botës se medias sidomos atë spanjolle është martesa e Nadal në 1989 më princin Bullgar Kyril. Foto e dasmës së saj apo dhe muaji i mjaltit, ceremoni të ndryshme në familjet mbretërore të tërheqin vëmendjen.
Jeta e të dashurës së Anri Salës është një nga ato përrallat që pak njerëzve ju ndodhin në jetë. Por ja që edhe ajo është reale si personazhet e filmit të artistit që shfaqi pak ditë më parë në Millenium. Një përrallë ku mesa duket ka mundur të futet edhe artisti shqiptar i cili është një nga artistët që si magnet ka mundur të thith shpejt suksesin në një vend si Parisi ku artistët lindin ndoshta edhe prej ajrit që ai vend cliron. Pa vënë në dyshim talentin e Anri Salës të mirëinformuarit e botës së artit , modës apo kinematografisë e dinë mirë se pas çdo suksesi qëndron një grua ose një burrë që ka kontaktet e duhura dhe rrethin e duhur. Paolo Coelho në një nga librat e tij best seller "Zahiri" shpjegon bursën e aksioneve të suksesit dhe kush e ka lexuar atë mund të kuptojë dicka më mirë.

KUSH ESHTE NADAL
Rozario Nadal është me origjinë nga Majorca. Ajo u bë princeshë pas martesës me princin Kyril të Bullgarisë në vitin 1989 në moshën 22 vjeçare. Ajo nuk është një princeshë në origjinën e saj edhe pse nga ana ë nënës së saj ka një lidhje me mbretërinë. Gjyshi i saj ka qënë kont i Olocau. Tre fëmijët e saj, dy vajzat dhe djalin i ka lindur në Londër. Rozario Nadal është e njohur si modele dhe si muza e stilistit të njohur Valentino. Në profesion Rozario është një këshilltare për historinë e artit. Në tetor 2009 agjensia spanjolle e lajmeve EFE duke ju referuar burimeve konfidenciale pranë familjes mbretërore të Bullgarisë raporton se princi dhe princesha kishin vendosur të jetonin të ndarë por nuk kishin folur për divorc. Hera e fundit që Rozario ka dalë në publik me princin Kyril ishte ceremonia e martesës së princeshës së Suedisë Viktoria, në vitin 2010. Rozario Nadal është një nga personazhet më të kërkuar nga media spanjolle. A do të bëhet sërish nuse Nadal apo artisti shqiptar është një beqar i përjetshëm si Hugh Grant?
Koha do na e tregojë.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën