Princesha e Monakos ‘thyen’ rregullat në Vatikan, takon Papën me shpatullat jashtë

Princesha e Monakos ‘thyen’ rregullat në Vatikan, takon Papën me shpatullat jashtë

Princ Albert, Papa dhe Princesha Charlene

Princesha Charlene e Monakos  ‘theu’ protokollin teksa takoi Papa Françeskun në Vatikan të mërkurën në mëngjes.

Ish-notarja olimpike 44-vjeçe, vizitoi Vatikanin me bashkëshortin e saj 64-vjeçar, Princin Albert, por fustani i zi elegant që zgjodhi për këtë rast, i tregonte shpatullat e zhveshura.

Sipas protokollit , gratë që takojnë Papën duhet të jenë të veshura me një fustan të gjatë, të zi, me mëngë të gjata, në mënyrë që çdo pjesë e trupit të tyre të jetë e mbuluar.

Charlene e kompletoi look-un e saj me një shall të zi me dantella në kokë, siç e dikton protokolli, ndërsa në qafë mbante një kryq të bardhë, simbol i besimit të saj.

1/3
M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!

Arjan Hoxha nga selia blu: Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi në një zonë të shpallur të rrezikshme nga institucionet e shtetit, SPAK ta hetojë!