Princesha Elia Zogu: Ku të çon 
alternativa e pushtetit të grave 

Princesha Elia Zogu: Ku të çon <br />alternativa e pushtetit të grave 
“Pushteti i grave”, komedia e Aristofanit ngjitet në Teatrin Kombëtar me regjinë e Spiro Dunit. Gjatë lojës së aktorëve Flaura Kureta, Naun Shundi, Helidon Fino, Laert Vasili, Rajmonda Bulku, Elia Zaharia, Sokol Angjeli, Karafil Shena, Niada Saliasi, etj, publiku arrin të ndjejë atmosferën magjike të komedisë së satirikut të madh të Athinës.
pushteti i grave
(Komedia "Pushteti i grave" në Teatrin Kombëtar)

Një parale plot delikatesë artistike është vendosur përballë dilemave të demokracisë së antikitetit dhe kohës që po jetojmë. Regjisori Duni ka marrë nga Aristofani ngjarjen bazë, dialogët ekspresivë dhe i ka harmonizuar në një vepër të re.

Nuk i referohet nje vendi konkret, e megjithatë simbolika e “pushtetit të grave” fshikullon qartë aktualitetin politik shqiptar.

Për aktoren Elia Zaharia që luan Theothorën, qëllimi i dramës nuk është pikërisht problemi i gruas në pushtet.

"Secila nga ne është karakter i veçantë dhe të tëra plotësojnë panoramën e përgjithshme ku evidentojmë në një farë mënyre, plotësojmë atë të cilën zgjedhim atë që zgjedhim shefen tonë, lideren tonë që është Leonora që luhet mrekullisht nga Flaura Kureta në këtë produksion. Unë jam nënkryetarja e këtij pusheti të ri, e këtij regjimi të ri. Ne fakt ajo çfarë ne themi, pavarësisht se është pusheti i grave, është konsumimi që bën pushteti, qoftë ky burrë apo grua dhe kjo e tejkalon gjininë dhe gjetja e Aristofanit që këtë herë janë gratë që e provojnë, është thjesht një alternativë më shumë në këtë alternativë përpjekjesh të njëpasnjëshme që i ofrohen në këtë pazar si të thuash të popullit të publikut në këtë rast", tha Elia.

Aktori Helidon Fino e ka punuar me shumë dashuri dhe entuziazëm rolin.

"Brenda dramës flasim me gjithë gjuhën tonë artistike, metaforike ku ka një fiksim grotesk për sa i përket gjithë gjërave dhe në rastin e pushtetit të grave këtu është që nuk ndryshojnë shumë thelbet", u shpreh aktori Fino.

Nijada Saliasi ka pasur një rol interesant, atë të truprojës së kryetares. 

Absolutisht kemi punuar të gjithë për një funksion të përbashkët për realizimin e kësaj shfaqje në mënyrën më perfektë të mundshme. Sigurisht brenda kësaj shfaqjeje nuk ka të bëjë vetëm roli i gruas, por ka të bëjë edhe roli i individit në raport me politikën me zgjedhjet që ata bëjnë individët për të zgjedhur prijësit e tyre. Unë kam rolin e Nikotinës, është një nga vajzat që është pjesë e stafit është pak e egër si natyrë dhe shpresoj t'ia kem arritur me lukun tim", tha aktorja Saliasi.

Flaura Kureta e Naum Shundi shquhen mes ansamblit të aktorëve aq të përpiktë në rolet individuale. Komedia shkëlqen me skenografinë e Fatbardh Markut e kostumet e Ledia Hajdarit.

E harmonia bëhet më e plotë kur shoqërohet me muzikën e Elina Dunit e koreografinë e Artan Ibërshinit. Duke nisur nga kjo e premte, komedia “Pushteti i grave” do të jepet tre ditëve rresht deri më 16 prill.
 
Redaksia Online
l.q,B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar