Princesha Elia Zogu rrëfen pikturat e
zhdukura të Gerladinës në Shqipëri

Princesha Elia Zogu rrëfen pikturat e<br />zhdukura të Gerladinës në Shqipëri
Princesha Elia Zaharia Zogu ka postuar ne rrjetin e saj në facebook shqetësimin që ka për disa piktura të zhdukura të Mbretëreshës Geraldinë.

Një pikturë që paraqet mbretëreshën me kostum tradicional shqiptar, princesha Elia e deklaron si një tjetër pikturë të zhdukur. Pra duket se bëhet fjalë për disa piktura që nuk janë gjetur.

Elia Zogu thotë se në kujtimet e Gerladinës shkruhet që piktura mbeti në Tiranë. Ajo tregon gjurmët e kësaj pikture që ekzistojnë vetëm në variantin fotografik bardhë e zi. Ja postimi i princeshë Elia Zogut në facebook:

“Një tjetër pikturë e zhdukur e Mbretëreshës Geraldine me kostum tradicional shqiptar. Në shënimet e saj thuhet se piktura mbeti në Tiranë...kushedi ku ndodhet sot! Shpresoj mos jetë shkatërruar dhe një ditë të dalë në dritë”.

Mbase ky postim i Elia Zaharia Zogut mund të bëhet shkak që një ditë kjo pikturë të dalë në dritë nga sëndukët e koleksionistëve të shumtë të antikuarëve që ka sot në Shqipëri.

mbreteresha
  Piktura e Mbretëreshës Geraldinë e postuar në facebook nga Elia Zaharia Zogu

mbreteresha
   Piktura e Mbretëreshës Geraldinë e postuar në facebook nga Elia Zaharia Zogu

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet