SUEDI - Princesha Lilian e Suedisë ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare. Romanca e saj me bashkëshortin princin Bertil u bë një prej historive të dashurisë më të njohura në Suedi e mbarë botën.

Lilian lindi në gusht të 1915-s në Swansea të Uellsit dhe në moshën 16 vjeçare u transferua në Londër për të ndjekur karrierën si modele ku u martua me aktorin Ivan Craig. Më pas ajo u dashurua me princin Bertil gjatë Luftës së dytë Botërore në vitin 1943.

Çifti i dashuruar gjatë lidhjes së tyre u përballën me mjaft pengesa e kundërshtime, që kishin të bënin me detyrimet e princit për fronin, por dhe statusi i Lilian si një grua e divorcuar.

Por vetëm në vitin 1976, pas 30 viteve çifti i përshkruar nga mediat suedeze si historia e vërtetë e Hirushes arritën të kurorëzonin martesën e tyre kur ata të dy sapo kishin mbushur të 60-tat.

Princi Betil vdiq në vitin 1997 dhe Lilian shkroi një libër mbi vështirësitë që kishin kaluar gjatë viteve që kishin jetuar së bashku.

Cifti ishte shumë i dashur nga publiku suedez dhe nuk kishin fëmijë e kanë shprehur trishtimin e tyre shpesh herë mbi këtë cështje.

Kryeministri suedez është shprehur se personi më i dashur dhe më i vlerësuar i familjes mbretërore është larguar nga ne.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)