Princesha me 2 ditëlindje! Video nga festa për Geraldinën në mbretërinë e Frozën

Geraldina, vajza e Princ Lekës dhe Elia Zaharias ka festuar pak ditë më parë ditëlindjen katërt. Datën 22, Geraldina e ka festuar në një ambjent mjaft familjarë me mamin, Elia Zaharian dhe gjyshërit e saj, në një festë të vogël dhe të ëmbël.

E më pas ishte festa e organizuar nga babi dhe partnerja e tij e re Blerta Celibashi. Princ Leka ka ndarë pamjet nga festa e 4-vjetorit të vajzës së tij ku mes miqve të ftuar ishin dhe personazhe publik.

Dje festuam një moment magjik për Geraldinën. Nga shkëlqimi i flokëve të borës te tingujt e të qeshurave, mbretëria jonë me temën e Frozen u mbush me ngrohtësi dhe mirësi. Ndjejmë mirënjohje të thellë për çdo mik që na u bashkua, jo vetëm për të ndarë këtë festë, por për të bërë këtë ditë plot gëzim, dashuri dhe lumturi të vërtetë. Ishte me të vërtetë një takim zemrash të mira, një mbledhje që na kujtoi forcën dhe bukurinë e miqësisë.”, shkruan Princ Leka ndërsa publikon videon.

 Leka Zogu II dhe Elia Zaharia i kanë dhënë fund edhe zyrtarisht martësës së tyre gati 8 vjeçare, pas konflikteve të muajve të fundit që arriti kulmin me akuza të ndërsjellta për dhunë në familje pas publikimi të një videoje në Pallantin Mbretëror.

Gjykata Civile e Tiranës zgjidhi përfundimisht martesën mes tyre më 25 prill 2024.

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • SHQIPTARI: 27/10/2024 17:41

    Fëmija 100 vjeç.Po ç'farë princi është ky??I kujt principate???Për mua as i ati që u vetshpall M... dhe nuk arriti të bëhej dot m...jo më ky skërfyelli që bredh pas fustaneve si zagar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    PD proteston duke bllokuar rrugët kryesore në vend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skandali tek Onkologjiku, sot në SPAK mjekja Alketa Pere

Skandali tek Onkologjiku, sot në SPAK mjekja Alketa Pere