Pas sherrit e divorcit, Princ Leka feston ditëlindjen me të bijën: I bekuar me dashurinë e shpirtit të saj

Pas sherrit e divorcit, Princ Leka feston ditëlindjen me të bijën: I bekuar me dashurinë e shpirtit të saj

Princ Leka feston sot ditëlindjen dhe në festën e 42-vjetorit ka marrë pjesë edhe vajza e tij, Geraldina.

Pamjet nga festa i ka publikuar vetë princi teksa tregon momentin kur fryn qirinjtë dhe shkruan: “I bekuar me dashurinë dhe harenë e shpirtit të saj në ditëlindjen time”.

Kujtojmë se çifti mbretëror ishte në qendër të vëmendjes për shkak të ngjarjeve të fundit të ndodhura mes tyre dhe babait të Elias, Gjergj Zaharia.

Vetëm pak ditë më parë, ishte edhe gjyqi i tyre, ku sipas vendimit, Gjergj Zaharia do të qëndrojë 100 metra larg Princit dhe ambienteve të Oborrit Mbretëror për 1 vit.  Seanca e radhës u shty për në 27 mars.

Rikujtojmë se disa ditë më parë, u publikua një video, e cila u regjistrua nga vetë Princi, ku ish-bashkëshortja e tij, Elia, e qëllonte Princin duke pretenduar se ky i fundit kishte ushtruar dhunë mbi babain e saj, Gjergj Zaharian.

 

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë