Prince Andrew, Duka i York është në një lidhje me ish të dashurën e aktorit George Clooney.
Kjo sigurisht ka ngjallur komente të menjëhershme në media dhe në rrjetet sociale.
Revista e lajmeve rozë “UsWeekly” ka raportuar se Andrew dhe modelja kroate Monika Jakisic janë parë një shoqërinë e njëri-tjetrit duke pirë kafe.
Bukuroshja kroate thuhet të ketë pasur një marëdhënie të luhatshme ndarjeje dhe ribashkimi me aktorin George Clooney që nga viti 2007.
Madje thuhet se ata kanë qenë bashkë edhe vitin e shkuar.

Revista thotë gjithashtu se modelja kroate dhe Princi kanë festuar 54 vjetorin e lindjes së tij në një restorant Italian në Londër.
“Ata ishin ulur pranë njëri-tjetrit në një tavolinë intime, në pjesën e përparme të restorantit. Andrew e bënte Monikën për të qeshur dhe puthte duart e saj”, tha një burim për revistën.
Por jo vetëm kaq. Ata janë parë edhe në “Arts Club” javën e shkuar, ku princi i kishte hedhur dorën rreth trupit modeles dhe e kishte puthur atë.
Pra dukej qartë se ata tanimë janë një çift.
Ndërkohë që të kontaktuar nga media përfaqësuesit e Pallatit mbretëror kanë refuzuar të përgjigjen në lidhje me këtë gjë.
Monika ka lindur në Kroaci, por ka lëvizur drejt Londrës me mamanë, babain dhe vëllain e saj, gjatë luftës në Kroaci në vitin 1991.
Princi Andrew është ndarë nga ish partnerja e tij Sarah Ferguson, Dukesha e York në vitin 1996.
Vitin e shkuar lindën spekulime se ata mund të jenë rikthyer përsëri bashkë, por kjo gjë u mohua publikisht nga Dukesha.
(b.tusha/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com