JORDANI - Princi Charles tha se ai ishte i rrethuar nga bujaria e popullit jordanez e shprehur kjo në fytyrat e refugjatëve të dëshpëruar.
Charles së bashku me bashkëshorten e tij Camilla dukeshën e Cornwall-it është takuar me refugjatët sirianë në qytetin jordanez Ramtha, në afërsi të kufirit me Sirinë si pjesë e një turi në Lindjen e Mesme.
Çifti mbretëror u përshëndetën nga stafi i Kombeve të Bashkuara në kampin e refugjatëve e cila strehon rreth 1.000 sirianë që janë larguar nga lufta dy vjeçare mes forcave qeveritare dhe rebelëve në vendin e tyre.
Ndërsa bashkëshortja Camilla shtoi se kjo situatë të copëton zemrën.
Më pas princi Charles dhe Camilla priten të udhëtojnë drejt qytetit Jerash, në veri të vendit, para se të vazhdojnë turin e tyre në rajon, në Katar, në Arabinë Saudite dhe më pas në Oman.
Sipas autoriteteve vendase, Jordania strehon rreth 350.000 refugjatë sirianë dhe kjo shifër mund të rritet brenda vitit 2013.
Agjencia e OKB-së për refugjatët tërheq vëmendjen se numri i sirianëve, që ka arritur në 1 milion, të cilët kanë ikur nga vendi tyre, mund të trefishohet deri në fund të vitit në qoftë se nuk arrihet ndonjë zgjidhje e konfliktit.
Rusia dhe Kina kanë bllokuar tre rezoluta të mbështetura nga disa shtete perëndimore dhe arabe, që synojnë të vënë presion mbi presidentin Bashar al-Asad për të ndaluar gjakderdhjen.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com