Princi Charles i dëshpëruar që të takojë mbesën e tij që s’e ka parë nga afër kurrë, por Harry e refuzon...arsyeja?

Princi Charles i dëshpëruar që të takojë mbesën e tij që s’e ka parë nga afër kurrë, por Harry e refuzon...arsyeja?

Lilibet erdhi në jetë në muajin qershor dhe ende sot, kur kanë kaluar plot 7 muaj, Princi Charles nuk e ka parë ende mbesën e tij.

Nga sa mësohet, referuar burimeve të DailyMail, Princ Harry dhe bashkëshortja e tij, Meghan Markle kanë refuzuar që të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar nëse familja mbretërore nuk i siguron një mbrojtje të nivelit të lartë.

Princi Charles dhe Lilibet kanë komunikuar nëpërmjet celularit, pasi kjo e fundit lindi verën e kaluar në Kaliforni, por nga afër nuk janë parë kurrë. 

“Princi i Uellsit është pikëlluar që nuk ka pasur mundësinë të kalojë kohë me nipërit e tij, gjë që i mungon vërtet. Ai është një gjysh fantastik dhe i pëlqen jashtëzakonisht dhe sigurisht që është e drejtë të thuhet se ndjen se diçka i mungon jetës së tij pa njohur fëmijët e Harryt. Atij i mungojnë vërtetë, prandaj  bëri ftesën që Harry ta vizitonte”, ka thënë Princi Charles, sipas burimit.

Po sa kushton sigurua e Princ Harryt dhe e Meghan Markle?
Ekipi i sigurisë së Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it në Kanada përbëhej nga të paktën gjashtë oficerë të mbrojtjes së Scotland Yard me 60,000 £ në vit. Megjithatë ekspertët thonë se kostoja e vërtetë e çdo oficeri ka qenë rreth 100,000 £ në vit, duke marrë parasysh punën jashtë orarit, fluturimet, kontributet e pensioneve dhe shpenzimet e jetesës.

Çifti kaloi më shumë se tre muaj në Kanada përpara se të transferohej në Kaliforni në mars 2020, kur raportohet se kanë punësuar firmën më të mirë të sigurisë Gavin de Becker and Associates (GDBA), e përdorur nga A-listers duke përfshirë Jeff Bezos, Tom Hanks dhe Madonna.

Ekipi nga GDBA – i përshkruar si një “shërbim sekret për njerëzit e famshëm” – thuhet se kushton rreth 7000 £ në ditë. Harry dhe Meghan kanë punësuar një ekip prej gjashtë truprojash, i cili përfshin ish-oficerë të inteligjencës nga FBI dhe CIA, të cilët punojnë në rotacion, 4 gjatë ditës dhe dy gjatë natës. Por, siguria amerikane e çiftit nuk ka juridiksion në Mbretërinë e Bashkuar apo akses në informacionin e inteligjencës, prandaj nuk i marrin me vete.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë