Gjatë ditës së tretë të turit të tyre në Zelandën e Re, Princi William, Dukesha Kate dhe vogëlushi George vizituan “Government House”.

Princi George takoi një grup prej dhjetë fëmijësh, gjashtë vajza dhe katër djem, të cilët kanë lindur në të njëjtën javë me të.

Pjesëmarrësit që vinin nga familje të rangjeve të ndryshme ndanë historitë e tyre me Dukën dhe Dukeshën gjatë vizitës ditën e sotme.

Të gjithë sytë ishin mbi bukuroshin 8 mujash, i cili gëzon shëndet të plotë.

princi geroge

Ai u duk mjaft i gëzuar në shoqërinë e fëmijëve të tjerë, ndërkohë që nuk mund të ndahej dhe nga mamaja e tij bukuroshe, Kate Middleton.

George kishte veshur një palë paliçeta në ngjyrë blu, një bluzë të bardhë me mëngë të shkurtra poshtë tyre si dhe një palë këpucë po në ngjyrë blu të errët.

Është hera e parë që vogëlushi shfaqet në publik pas mbërritjes, ditën e hënë, në Zelandën e re.

Turi i tyre tri javor në këtë vend përfshin aktivitete të ndryshme.

William dhe Kate kanë organizuar çdo gjë në mënyrë që pas angazhimeve të ditës të kthehen pranë vogëlushit George.

(b.t/shqiptarja.com)