Foto: Reza Pahlavi
Princi i kurorës në mërgim i Iranit, Reza Pahlavi ka deklaruar se kushdo që emërohet Udhëheqës Suprem në Iran do të konsiderohet i paligjshëm.
"Kushdo që emërohet, qoftë Mojtaba apo Hassan, do të jetë i paligjshëm dhe do të jetë bashkëpunëtor i të kaluarës së përgjakshme të këtij regjimi dhe udhëheqësve të tij kriminelë, Khomeini dhe Khamenei", shkroi në X.
Ai nënvizon gjithashtu se regjimi i Republikës Islamike që po shembet nuk ka legjitimitet.
“E vetmja alternativë legjitime ndaj këtij regjimi është Sistemi Tranzicional, korniza e të cilit ju është komunikuar përmes Manualit të Fazës së Emergjencës të Projektit të Prosperitetit të Iranit, përbërësit e të cilit do të futen gradualisht", shtoi ai.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Izraeli sulm Bejrutit, Irani godet me dron aeroplanmbajtësen amerikane 'Lincoln'! Irani kërcënon trupat amerikane, Trump sulmon djalin e Khameneit









