Princin Louis, djali më i vogël i familjes mbretërore britanike ka festuar dy vjetorin e ditëlindjes.
Dita e madhe e Louis u shënua me publikimin e një sërë fotografish të adhurueshme të bëra nga nëna e tij Kate, Dukesha e Kembrixhit.
Vogëlushi ka pozuar me lojëra dhe me pëllëmbët e pikturuara me ngjyrat e ylberit.
Sipas medias së huaj, në urimin e vogëlushit, familja mbretërore britanike e quajti nipin të shtatin në rradhë, por në të vërtetë ai është i gjashti.
Kujtojmë se princi William dhe Kate janë prindër të tre fëmijëve, princit George, princeshës Charlotte dhe princit të vogël Louis.
Sa fëmi vdiqën nga uria sot në botë? Dikur vdisnin vetëm në Afrikë!!!???
Përgjigju