Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Muhammad bin Salman ka zhvilluar një vizitë tre ditore në Francë. Gjatë kësaj vizite Princi u takua me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, ku dhe kanë darkuar së bashku të dielën në muzeun Louvre të Parisit. Darka, u zhvillua nën masa të rrepta të sigurie.
Paraprakisht, Princi ka vizituar Shtetet e Bashkuara, Britaninë dhe Egjiptin. E ndërsa ai po përpiqet të riformojë imazhin e vendit të tij dhe të arrijë disa marrëveshje biznesi prej disa milionësh. Në takimin midis tyre presidenti Macron pritet të shqyrtojë edhe çështje të tensionuara diplomatike me Princin, si lufta civile në Jemen, ku sauditët dhe Irani i tyre rival janë përfshirë e angazhuar në luftime.