Princi Uilliam dhe Kate befasojnë të ftuarit në dasmën mbretërore të Jordanisë

Princi Uilliam dhe Kate befasojnë të ftuarit në dasmën mbretërore të Jordanisë

Princi Uilliam dhe Princesha Kate

Shumë anëtarë mbretërorë dhe përfaqësues të shtetit ishin të pranishëm në dasmën mbretërore të Jordanisë, duke përfshirë Princin Uilliam dhe Kate Middleton.

Princi dhe Princesha e Uellsit mbërritën në Jordani pak kohë para dasmës madhështore që Mbretëresha Rania dhe Mbreti Abdullah II i Jordanisë përgatitën për djalin e tyre Princi Husein, i cili  martohet me Raja Al Saif.

Duke qenë se dy familjet mbretërore kanë një marrëdhënie të mrekullueshme dhe së fundmi Mbretëresha Rania dhe bashkëshorti i saj morën pjesë në kurorëzimin e Mbretit Charles III edhe Princi dhe Princesha e Uellsit nuk kishin si të mundonin në dasmën mbretërore.

Princi Uilliam dhe Princesha Kate morën pjesë në dasmën mbretërore të Jordanisë, e cila  filloi të enjten në Pallatin Zahran të Amanit, i njëjti vend i zgjedhur nga babai i Princit të Kurorës, Mbreti Abdullah II, dhe gjyshi i tij, Mbreti Husein, për dasmat e tyre.

Çifti mbretëror mahnitwn me daljen e tyre publike dhe me paraqitjen e tyre.

Princi Uilliam dhe Princesha Kate

Çifti mbretëror janë fotografuar teksa uronin të sapomartuarit pas ceremonisë. Pas ceremonisë, Princi Uilliam dhe Kate u rreshtuan së bashku me të ftuarit e tjerë për të uruar çiftin mbretëror.

Anëtarët e familjeve mbretërore të Belgjikës, Spanjës, Danimarkës, Holandës dhe Japonisë morën pjesë gjithashtu, së bashku me Zonjën e Parë të SHBA-së Jill Biden .

Si ngjarja më e madhe mbretërore e Jordanisë në vite, ceremonia kishte një rëndësi të thellë për rajonin. Festimet filluan javën e kaluar me një festë me këna për zonjën Alseif, të organizuar nga mbretëresha e Jordanisë Rania dhe ku morën pjesë disa qindra gra.

 

Princi Husein me Raja Al Saif.

M.T/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës