Dy ushtarë amerikanë u vranë dhe një tjetër rezulton i zhdukur pas sulmeve iraniane me raketa balistike dhe dronë në Jordani të premten, thanë zyrtarët ushtarakë.
Sipas mediave të huaja, Komanda Qendrore e SHBA-së (Centcom) tha se katër anëtarë të shërbimit amerikan u evakuuan për ndihmë mjekësore në spitalet në Jordani, dhe pasi kanë marrë ndihmën kanë dalë.
Sipas Centcom, të tjerë ushtarë që pësuan lëndime të lehta janë rikthyer në detyrë. Ushtria e Jordanisë tha më parë se kishte kapur 10 raketa iraniane të qëlluara në hapësirën e saj ajrore gjatë natës, pa raportuar ndonjë dëm.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Vijojnë sulmet SHBA-Iran, tensione në Hormuz! Irani: Pezulluam angazhimet e marrëveshjes me SHBA! Mediat: Khamenei mund ta ketë kontaktin e parë me Putinin







