Princi William dhe bashkëshortja e tij, Kate presin një fëmijë, njoftoi sot Pallati Mbretëror, ndërkohë që fëmija e tyre i parë, George, i treti për trashëgiminë e fronit britanik, festoi njëvjetorin e lindjes në korrik.
"Duka dhe dukesha e Kembrixhit janë shumë të lumtur të njoftojnë se kjo e fundit pret fëmijën e dytë", njoftoi Pallati i Kensingtonit duke shtuar se gjyshja e Williamit, mbretëresha Elizabeth II, ishte shumë e lumtur për këtë lajm.
"Ashtu si në shtatzaninë e parë, Kate, 32 vjeçe, vuan nga probleme shëndetësore që lidhen me shtatëzanitë", theksoi pallati në një komunikatë.
"Ajo nuk do ta shoqërojë Princin William në vizitën e tyre zyrtare të paraashikuar në Oxford", shtoi ai. Kryeministri, David Cameron ka qenë i pari që e ka përshëndetur çiftin duke u shprehur i lumtur për lajmin e mirë. Fëmija e parë e çiftit, George Alexander Louis lindi më 22 korrik 2013 /ATSH/
/Shqiptarja.com