I pyetur si do t'ia bënte tani që do të punojë dhe s'do të shohë më fëmijët e tij, Princi u shpreh se do t'ia dilte shume mirë, ashtu siç ia del çdo njeri tjetër në botë.
Ai u shpreh gjithashtu entuziast për ardhjen në jetë të vogëlushes Charlotte dhe foli rreth ndikimit që ajo ka patur në jetën e tyre. Ai iu referua Kate si një nënë e shkëlqyer dhe e palodhur në kujdesin ndaj fëmijëve.
Princi foli edhe rreth një fëmijë të tretë duke e lënë pezull përgjigjen.
"Sapo kemi bërë të tretin,- tha ai,- por s'mund ta dish kurrë çfarë mund të ndodhë në të ardhmen."