Princi William dhe Rita Ora kanë qenë pjesë e përvjetorit të 50-të të galasë humanitare të mbajtur natën e djeshme.
Ata janë takuar shumë miqësisht me njëri-tjetrin, ku ai e ka puthur në faqe.
Ai kishte të veshur një xhaketë ngjyrë të gjelbër, kurse Rita me një kostum ngjyrë argjendi. Duka i Cambridge, është njëri prej personave që ka marrë pjesë më së shumti në këtë organizatë bamirëse, e cila ndihmon të rinjtë për t’u edukuar, trajnuar dhe punësuar.
Në mbrëmjen gala kanë marrë pjesë edhe princesha Beatrice, prezantuesja Claudia Ëinkleman dhe anëtarja e jurisë të “Strictly”, Shirley Ballas.