Prindërit e gjyqtarit Konomi
të kërcënuar, ruhen me police

Prindërit e gjyqtarit Konomi<br />të kërcënuar, ruhen me police
Prindërit e Skerdilajd Konomit, gjyqtarit të vrarë në mënyrë mafioze në mes të qytetit të Vlorës, ndihen të kërcënuar, dhe kanë kërkuar mbrojtjen nga forcat e policisë së qytetit të Vlorës.

Lajmi është konfirmuar për gazetën “Shqiptarja.com” nga shefi i komisariatit të Vlorës, Alfred Elezi, I cili pohon se që nga data 1 tetor, prindërit kanë kërkuar mbrotjen nga forcat e rendit.

Dy ditë më parë familja e gjyqtarit të vrarë Skerdilajd Konomi, me anë të një letre të hapur i bën apel medias shqiptare të sensibilizojë opinionin publik, por dhe Drejtësinë lidhur me zbardhjen e të vërtetës së vrasjes së familjarit të tyre. “Shteti na nxjerr akoma pengesa për pronat tona. Kerkesa jone per median, si nje nga mundesite e vetme per te sensibilizuar opinionin publik por edhe vullnetin qeveritar, eshte te hetoni mbi kete ceshtje dhe te ushtroni te gjithe presionin e mundshem qe ngjarje te tilla si hedhja ne ere apo djegia e gjalle e zyrtareve publike te mos mbetet pa autoresi dhe pa te ndeshkuar, ne menyre qe ne kete vend te mos fuqizohet pushteti i mafies, por te rivendoset drejtësia” shkruhej në letrën e hapur.

Gjyqtari Skerdilaj Konomi, 33 vjeç, babai i dy fëmijëve u ekzekutua në Vlorë me një atentat të tipit mafioz. Makina e tij shpërtheu nga një eksploziv i telekomanduar, ndërsa gjyqtari ishte në timon. Një nga pistat kryesore për ekzekutimin e tij mbetet çështja e pronave familjare që vetë gjyqtari po ndiqte. Familja denoncon të tjera pengesa lidhur me këtë çështje, duke akuzuar direkt institucione shtetërore që pengojnë urdhrat e Gjykatës së Lartë.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS