Prindërit denoncojnë djalin e varur nga droga! Pasi u lutën në Kishën e Laçit, i grabiti dhe i kërcënoi

Prindërit denoncojnë djalin e varur nga droga! Pasi u lutën në Kishën e Laçit, i grabiti dhe i kërcënoi

Foto ilustruese

Përballë numrit në rritje të përdoruesve të drogës që po viktimizon edhe të miturit, në Shqipëri rezulton se zyrtarisht nuk ka ende të dhëna në rang kombëtar, mbi të cilat të ndërtohen strategji për mungesën e strukturave ambulatore apo trajtimin e përdoruesve të përfshirë në krime.

Një dokument zyrtar për vitet 2017- 2020 thekson se numri i përdoruesve të drogës luhatet mes 50 mije deri në 60 mijë persona.  Ndërkohë në dyert e gjykatave vazhdojnë të shtohen rastet e dhunës në familje nga personat e varur nga droga. Dy prindër të cilët dhunoheshin nga djali një përdorues droge, vendosën të shkojnë në Kishën e Laçit për tu lutur bashkë me të si zgjidhjen e vetme që kishin. Sipas dosjes hetimore rezulton se pak orë pas lutjeve, denoncuesit zbuluan se i biri  jo vetëm ishte njësoj i dhunshëm me ta, por pasi ju vodhi paratë në kuletë, i kërcënoi. Prindërit e kallëzuan fëmijën pranë komisariatit numër 3 , ndërkohë që rezulton se ishte arrestuar dhe dy herë për dhunë në familje.

Rasti u shqyrtua nga gjyqtari Valbon Cekrezi në Gjykatën e Apelit pasi i riu kundërshtoi masën e arrestit duke u mbrojtur me tezën se kishte varësi nga droga dhe se të gjitha fajet i kishte droga.

Në fashikulli, babai denoncues rrëfehet se i biri është përdorues heroine dhe sa herë e kapin krizat, ai bëhet agresiv. “Im bir është arrestuar edhe herë tjetër për dhunë në familje dhe erdhi një moment që sa herë kishte nevojë për drogë ne si prindër i jepnim lekë se ndryshe ai bëhej i dhunshëm” – deklaron burri nga Tirana. “Pasi shkuam tek kisha e Laçit ku dhe vendosëm të flinim , dhe më pas konstatuam se ai na vodhi 100 mijë lekë, tentuam të flasim me të. Ai u soll njësoj si më parë”.

Ky ka qenë momenti kur në debat e sipër, çifti ka vendosur ta dorëzojë fëmijën në komisariat ku dhe ka ndodhur dhuna e fundit ndaj tyre.

Përdoruesi kishte vetëm tre muaj që kishte dalë nga burgu, dhe Gjykata e Apelit e la nën arrest me burg sërish për akuzën e dhunës në familje./TCH

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5