Fundjava ka qenë apsak pozitive për futbollistët shqiptar përsa i përket shëndetit të tyre. Së fundmi nga Italia raportohet se një 24-vjeçar më origjinë shqiptare, Aldi Cala, ka ndërruar jetë në dhomën e shtëpisë së tij.
Sipas ‘La Nazione’, të premten ish-futbollisti kishte dalë të festonte me shoqërinë e tij dhe ishte kthyer në orët e vona të mesnatës. Të shtunën në mëngjes prindërit e Aldit nuk e kishin zgjuar djalin me idenë se po shplodhej, por kur në orën 18:00 të pasdites kur në shtëpi mbërriti mjeku ishte tepër vonë.
Sipas këtij burimi Cala ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, ndërsa prindërit kanë deklaruar se 24-vjeçari nuk ka qenë kurrë përdorues i lëndëve narkotike.
Familja Cala prej katër vitesh jetonte në zonën e Ponteteto, ndërsa Aldi Cala kishte qenë pjesë e skuadrës amatore Folgor Marlia, por nuk arriti kurrë të bënte hapin e madh në karrierën e tij sportive.
Komente












