Një vajzë 8-vjeçare nga Arizona ka shkruar një letër plot zemërim për prindërit e saj pasi zbuloi se Babagjyshi nuk ekzistonte. Pas një diskutimi në shkollë, kur një bashkëmoshatar i tha se Babagjyshi dhe Elfët nuk ishin të vërtetë, ajo u ndje e tradhtuar dhe kërkoi të dinte nga prindërit e saj nëse kjo gjë ishte e vërtetë.
Ata, të gjendur përballë kësaj situate, i treguan të vërtetën, por vajza, e zemëruar, i akuzoi ata si gënjeshtarë dhe e quajti një tradhti të madhe.
Letra e saj, e cila është shpërndarë në Reddit, u bë shumë virale për sinqeritetin dhe gjithçka që ajo shprehte aty.
"Më keni gënjyer për tetë vjet! Nuk mund t’ju fal", thuhej në letrën e vajzës teksa i cilësonte prindërit shkatërrues të ëndrrave dhe tradhtarë.
Pjesa më e rëndësishme e letrës ishte kur ajo shprehu hidhërimin dhe dhimbjen e saj, duke e mbyllur me një mesazh tepër domethënës.
"P.S. Kurrë mos falni një gënjeshtar dhe një tradhtar", shkroi vajza.
Ndërkohë shumë komentues dyshuan për autenticitetin e letrës dhe sipas tyre mund të ishte një shpikje për të tërhequr vëmendje, por prindërit e vajzës i hodhën poshtë këto akuza.
Ata e pranuan se ishte një moment i vështirë për vajzën, por gjithashtu e konsideruan këtë shprehje të forcës dhe sinqeritetit si një shenjë të mrekullueshme të aftësisë së saj për të shprehur emocionet.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.1%
-
I keq
22.8%
-
As i mirë as i keq
33.2%
Vota total: 1489
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Babagjyshët me gondola garojnë në kanalin e madh në Venecia
23 Dhjetor, 13:42
-
Shfaqja e Krishtlindjeve në Zvicër, babagjyshi me slitë fluturuese dhuron spektakël për vizitorët (VIDEO)
13 Dhjetor, 09:52
-
VIDEO/Çaste lumturie për fëmijët e pediatrisë së Vlorës, suprizohen nga ‘babagjyshët’ e Kërkim Shpëtimit Malor
27 Dhjetor 2023, 19:32
-
Shumë i ndryshëm nga sa është sot, historia 1752 vjeçare e Babagjyshit që shumë pak e dinë
24 Dhjetor 2022, 19:19
-
Jo nga oxhaku! Në Lezhë, Babagjyshi shëtit qytetin me slitë me kalë, shpërndan dhurata për fëmijët: U gëzuan shumë (VIDEO)
24 Dhjetor 2022, 16:36
-
Dilema: A duhet t’i tregohet apo jo fëmijëve, që Babagjyshi i Vitit të Ri nuk ekziston?
31 Dhjetor 2021, 10:20
-
Britani, Kosovë dhe Itali, si u festua Krishtlindja në botë! Atmosfera përmes fotografive
25 Dhjetor 2021, 17:56
-
Reklama në Norvegji që ka ndezur debate! Babagjyshi është gay, momenti kur puth të riun pasi i kërkoi 'dhuratën e veçantë'
23 Dhjetor 2021, 22:08
-
Të gjithë prisnin ta shihnin duke përgatitur dhurata, Babagjyshi kapet ‘mat’ në një akuarium në Maltë (VIDEO)
13 Dhjetor 2021, 15:58
-
Pandemia dhe frika e infektimit do të ‘festojnë’ me ne edhe këtë fundvit! ‘Krizë babagjyshash’, a do të vijë ai këtë herë?!
30 Nëntor 2021, 10:09
-
‘Një babagjysh ndryshe’, reklama norvegjeze që ‘e veshi’ Santa Klausin me sensacione romanticiteti homosekuale
25 Nëntor 2021, 03:17
-
OBSH: Babagjyshi imun ndaj COVID-19, mund të udhëtojë lirisht për shpërndarjen e dhuratave
15 Dhjetor 2020, 15:18