Ndërsa situata epidemiologjike në botë është në një pikë kritike OBSH-ja në një konferencë të përditshme për shtyp ka siguruar fëmijët se pandemia nuk do të pengojë Babagjyshin të shpërndaj dhurata dhe se ai është imun ndaj virusit.
"Unë e kuptoj shqetësimin për Santa, sepse ai është në moshë më të madhe por ju siguroj se ai është imun ndaj virusit” ka thënë udhëheqësja e OBSH-së Maria Van Kerkhove.
Ajo gjithashtu tha se OBSH kishte dëgjuar nga një numër udhëheqësish botërorë, të cilët thanë se ata kishin qetësuar masat e karantinës që po pengojnë udhëtimet globale dhe do të lejonin Santa dhe renë e tij fluturuese të hynin në hapësirën e tyre ajrore.
Por, ndërsa jepte këtë lajm të gëzuar, ekspertja e OBSH-së po ashtu tërhoqi vëmendjen se është shumë e rëndësishme që të gjithë fëmijët e botës ta kuptojnë se distancimi fizik me Babagjyshin dhe me fëmijët e tjerë po ashtu, duhet respektuar në mënyrë strikte