‘Një babagjysh ndryshe’, reklama norvegjeze që ‘e veshi’ Santa Klausin me sensacione romanticiteti homosekuale

‘Një babagjysh ndryshe’, reklama norvegjeze që ‘e veshi’ Santa Klausin me sensacione romanticiteti homosekuale

Norvegji- Shërbimi postar norvegjez Posten ka publikuar reklamën e tij televizive për Krishtlindje, ku Santa Claus ka gjetur njeriun e ëndrrave të tij.

Për nostalgjikët që ishin mësuar me një Babagjysh i cili ishte i lumtur vetëm me biskota, kakao dhe sjellje të mirë për të qenë ‘në shërbim’ të gëzimeve fëmijnore në mbarë globin, ky version i jetës intime të Santa Klausit është paksa 'i çuditshëm'.

Marketingu i ri me qëllim sensibilizimin e orientimit seksual ka ngjallur mjaft debate por nga ana tjetër ka patur edhe nga ata që e kanë cilësuar si një ndër historitë më prekëse dhe të ndjera pasi çdo individ, ka të drejtën të dojë dhe të duhet pa u paragjykuar nga askush.

Reklama e cila po shpërndahet masivisht në rrjetet sociale flet për dëshirën e Harry, të një djali tashmë të rritur i cili ka kërkuar nga Babagjyshi asgjë materiale përveçse vetë atij.

‘I dashur Babagjysh, gjithçka dua për Krishlindje je ti’, shkruan Harry në një pusullë e cila menjëherë kthehet në realitet.

Në fund, Harry merr dëshirën e tij dhe bën një takim me Santa Klausin në atë që është vërtet një mrekulli e Krishtlindjeve.

 “Si gjithmonë, qëllimi kryesor i fushatës është të tregojë se Norëay Post nuk ndalon kurrë së rinovuari veten. Përveç shfaqjes së fleksibilitetit të shërbimeve tona, ne duam ta vendosim atë në një mjedis të rëndësishëm shoqëror, me tema që janë të rëndësishme për shoqërinë përreth nesh dhe për ne në Norëay Post. Sigurisht që do të ketë disa reagime negative nga disa mjedise, por ne jemi të përgatitur të përballemi me këtë. E drejta për të dashur kë të duash është një e drejtë themelore e njeriut dhe nuk konsiderohet çështje politike në shoqëritë e lira demokratike në vitin 2021. Norëay Post ka lidhur njerëz për 375 vjet dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë pavarësisht orientimit apo identitetit gjinor.", tha për LGBTQ Nation Monica Solberg, drejtore e marketingut të Posten.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'