Prindërit e Kiara Titos flasin për situatën në ‘Big Brother’: Duhej të ishte treguar më e prerë me Luizin, ai është cinik

Prindërit e Kiara Titos flasin për situatën në ‘Big Brother’: Duhej të ishte treguar më e prerë me Luizin, ai është cinik

Padyshim që Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë dy personazhet më të komentuar, pas situatës në ‘Big Brother’, ku këngëtari i rrëfeu Kiarës për sëmundjen e tij.

Këtë situatë e kanë komentuar edhe prindërit e Kiarës. Baba i i saj ka thënë se Luizi është treguar cinik me deklaratën e bërë se vuan nga një sëmundje e rëndë, por që në fakt analiiza e bëra treguan se ai gëzon shëndet të plotë. Babai i Kiarës ka thënë se vajza e tij duhet të ishte treguar më e prerë me Luizin dhe se i duhet kohë që të qëndrojë vetëm.

“Dua të përshëndes Arbanën që arriti të menaxhonte një emision që mund t’i dilte nga duart. Kiara është kjo që është, ata janë të kushtëzuar nga të drejtat personale, i mungon privatësia, Kiara ka nevojë të rrijë vetëm. Me thënë të drejtën unë u shokova e besova, më vinte keq për Kiarën, Luizi e fitoi krejt besimin e Kiarës, ai është një lojtar shumë i fortë por duhet të ketë kujdes se këmbënguljen nga cinizmi e ndan një vijë e hodhe dhe ai mu duk cinik. Kiara mu duk pak e ekzagjeruar, duhet të ishte e prerë që në fillim”, tha baba i Kiarës në emisonin ‘Ftesë në 5’.

Nga ana tjetër e ëma e Kiarës tha se ndihet shumë e prekur nga komentet negative në rrjete sociale për Kiarën.

“Ne u shqetësuam jashtëzakonisht me thënë të drejtën për Luizin. Nuk u fokusuam shumë në marrëdhënien mes tyre. Ne menduam që Kiara të hiqte dorë që dje nga lekët për të ndihmuar Luizin. Këta rrinë deri në 3-4 të mëngjesit dhe ne bashkë me ta por ata flenë deri në 12 ndërsa ne duhet të ikim në punë. Mua më prek më shumë kur lexoj sharjet për Kiarën në rrjete sociale, ajo nuk i meriton”, u shpreh ajo.


Lajmi kryesor:

‘Tronditi’ publikun me rrëfimin e tij për sëmundjen e rrallë, mjekja sqaron të vërtetën: Luizi nuk ka tumor, gëzon shëndet të plotë! Reagime të ashpra


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë