Prindërit në ankth nga Covid, pediatrja: Kemi fluks! Hapja e shkollave dhe e kopshteve sjell 700 vizita në muaj

Në sezon virozash pediatrit përballen me fluks vizitash. Por këtë vit situata ndryshon sepse prindërit në ankth nga Covid nxitojnë të dërgojnë fëmijën tek mjeku edhe për një temperaturë të lehtë. ReportTv ishte në qendrën shendetësore nr 9, aty ku mjekja pediatre Besiana Hoxha thotë se numri i vizitave në një muaj shkon rreth 700

Para dhomes se pediatrëve prindër me fëmijë hyjnë e dalin pa ndërprerje. Frika nga Covid-19 i ka bërë anksioz të rriturit të cilët nxitojnë tek mjeku qoftë edhe për një temperaturë. 

Kam përshtypjen që diferencimin e një gripi të thjeshtë me një pacientë covid pozitiv është pak e vështIrë për cilindo mjek, besoj se tamponi është ai që i diferencon situatat. Mund të ngatërrohen shumë lehtësisht me njëra tjetrën, megjithatë ardhja që ditën e parë të një temperature pranë nesh nuk diagnostikon apo nuk diferencon diagnozat virusit i gripit apo virus i covid”-tha pediatrja.

Me hapjen e kopshteve dhe shkollave numri i vizitave në pediatri është shtuar. Por mjekja pediatre, Besiana Hoxha në Qendrën Shendetësore nr.9, tregon se bëhen rreth 700 vizita në muaj por ky numër është më i ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Një përllogaritje e përgjithshme mujore mund të them që shkon tek 600-700 vizita në muaj por duke menduar që është piku i sezonit të vjeshtës dhe virozave sezonale është mëse normale në kuadër të numrit që pritej. Kryesisht sistemi respirator është ai që na troket më shumë në derë”-u shpreh pediatrja Hoxha.

Gjatë punës së përditshme për të vizituar të vegjlit që shfaqin shqetësime, nuk kanë qenë të pakta rastet për pediatren Hoxha  që ka ekzaminuar fëmijë që rezultojnë covid pozitiv.

“Kemi pasur disa raste. Në vizitën e parë që është bërë përshembull ka qenë thjesht një temepraturë që e ka shqetësuar nënën që e ka sjellë, me një kontakt suspekt pozitiv por që nuk ishte diagnostikuar akoma dhe mbas disa ditësh del fëmija covid pozitv dhe e kaloi shumë mirë”-tha pediatrja.

Përdorimi i llojeve të ndryshme të vitaminave pa asnjë rekomdandim nga mjeku është i gabuar.

Prindërit dhe në përgjithësi njerëzit po mundohen të vettrajtohen dhe të marim vet vitaminat në shtëpitë e tyre, nuk e kuptoj dhe unë se ku bazohen. Medikamenti që ti i jep mekanizmit të fëmijës do metabolizohet diku dhe ky organizëm do punojë ekstra për të metabolizuar atë që ti po i jep, kështu që është shumë e rëndësishme që deficensat përkatëse të secilit fëmijë duhet të diagnostikohen dhe duhet të trajtohen nga vet mjeku”-shpjegoi pediatrja.

 

VIDEO/Intervista e plote

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)

U kap në 'shtëpi bari', shqiptari dënohet me 3 vjet burg në Angli (EMRI)