Prindërit nuk e pranuan lidhjen e tyre, ndahen pas dy vitesh Albi Nako dhe Alba Hoxha

Prindërit nuk e pranuan lidhjen e tyre, ndahen pas dy vitesh Albi Nako dhe Alba Hoxha

Albi Nako dhe Alba Hoxha janë përfolur vazhdimisht për lidhjen e tyre në media. 

Ndonëse çifti nuk e ka pranuar kurrë publikisht këtë lidhje, spekulimet nuk kanë patur të mbaruar dhe fillonin që nga 'like-t' në foto e deri tek komentet që i bënin njëri-tjetrit.

E megjithatë, vetëm një muaj më parë Albi dhe Alba e hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami dhe prej kohësh nuk janë parë më bashkë, madje në “Alba Festival” ku Albi ishte me trupën e tij të baletit, Alba nuk u pa gjëkundi.

Kanë mjaftuar këto detaje që në media të përflitet se çifti i ka dhënë fund lidhjes 2 vjeçare.

Sipas ‘Panorama Plus’ mosmarrëveshjet në çift, por edhe qëndrimi jo miratues i prindërve të Albit, të cilët nuk kanë dashur zyrtarizmin e tij në martesë me një vajzë në profesionin e balerinës, dhe gati dy dekada më të re, kanë bërë që dyshja e njohur të ndahet.

 Kujtojmë që i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, babai i Albit deklaroi me bindje se nusen e Albit nuk do e dëshironte të ishte me profesion balerinë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur