Zelandë e Re, betohet kryeministri i ri

Zelandë e Re, betohet kryeministri i ri

Chris Hipkins, foto nga Robert Kitchin

Chris Hipkins është betuar si kryeministri i 41-të i Zelandës së Re. 44-vjeçari u emërua zyrtarisht në rolin në Wellington, një javë pas dorëheqjes ‘shokuese’ të Jacinda Ardern.

Hipkins ndërtoi një reputacion si ministri që udhëhoqi strategjinë e Zelandës së Re në kohën Covid-19.

Në grupin parlamentar të Partisë Laburiste në pushtet gjatë fundjavës, Hipkins mori mbështetje unanime për t'u promovuar për të udhëhequr vendin dhe tani përballet me detyrën e vështirë për të mbajtur pushtetin në zgjedhjet e përgjithshme të ardhshme në tetor.

Sondazhet e opinionit tregojnë se partia e tij është pas opozitës së saj konservatore, Partisë Kombëtare, në popullaritet.

Vendi prej pesë milionësh ishte ndër të parët që mbylli kufijtë. Kjo lëvizje fitoi lavdërime për mbajtjen e Zelandës së Re pa viruse në fillim të pandemisë.

Hipkins mbante gjithashtu portofolet me peshë ministrore të arsimit, policisë dhe shërbimit publik.

Hipkins, babai i dy fëmijëve kishte thënë se angazhimi dhe politika e tij është të "sigurojmë që ne të ofrojmë mundësi për të gjithë kivit që duan të punojnë shumë, të jenë në gjendje të punojnë shumë dhe të ecin përpara dhe të sigurojnë një jetë më të mirë për veten dhe për familjet e tyre”, sipas Reuters. Ai do të mbajë mbledhjen e parë të kabinetit të mërkurën.

Jacinda Ardern dha dorëheqjen nga posti i kryeministres së Zelandës së Re përpara zgjedhjeve të këtij viti pas gati 6 viteve në krye të qeverisë. Ardern, 42 vjeç, tha se kishte marrë kohë për të shqyrtuar të ardhmen e saj gjatë pushimeve verore, duke shpresuar se do të gjente energjinë për të vijuar drejtimin, por mesa duket nuk do ta bëjë.

"Do t'i bëja një shërbim të keq Zelandës së Re nëse do të vazhdoja," u tha ajo gazetarëve të enjten.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion