Printec instalon dy zgjidhje të reja teknologjike, si pjesë të transformimit të saj digjital

Printec instalon dy zgjidhje të reja teknologjike, si pjesë të transformimit të saj digjital

Printec, kompania teknologjike që udhëheq automatizimin e transaksioneve me prani në 16 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, ka instaluar zgjidhjet teknologjike SAP S / 4HANA Cloud dhe SAP Field Service Management duke bërë hapin më të rëndësishëm drejt transformimit digjital të biznesit të saj.

Me mbështetjen e ekipeve me përvojë në zbatimin e projektit të EY dhe SAP, Printec ka përfunduar tashmë me sukses dy fazat e para të projektit COReBIT (COReBIT është emri i brendshëm i zgjedhur për rrugëtimin drejt transformimit digjital të kompanisë, përmes SAP S / 4HANA Cloud dhe SAP FSM) dhe vazhdon zbatimin e fazës së tretë dhe të fundit e cila pritet të përfundojë në janar 2022.

Është e rëndësishme të theksohet se dy fazat e para të projektit për të dyja zgjidhjet u përfunduan brenda fushëveprimit dhe planit kohor në Kroaci dhe Greqi. Ndërsa shtetet e tjera si Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Republika Çeke, Qiproja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia zbatuan SAP Field Service Management. Edhe pse ekipi (i përbërë nga më shumë se 130 drejtues të Printec dhe 35 drejtues të EY) duhej të punonte në rrethana të paprecedente dhe të përballej me një mjedis jashtëzakonisht të paqëndrueshëm për shkak të pandemisë, arriti të përfundonte me sukses projektin, ndërsa të gjithë anëtarët punonin në distancë nga 14 shtete të ndryshme.

Printec ka zbatuar praktikat më të mira përmes SAP S / 4HANA Cloud dhe sistemin ERP, duke përshtatur modele të reja biznesi. Duke automatizuar dhe konsoliduar proceset e biznesit në të gjithë organizatën, Printec ishte në gjendje të operonte në mënyrë më efikase dhe të merrte vendime më të mira.

Platforma SAP Field Service Management lidh stafin e zyrës së shërbimit të klientit me teknikët në terren të cilët kryejnë mirëmbajtjen e nevojshme të pajisjeve. Përparësitë e zgjidhjes përfshijnë, ndër të tjera, përmirësimin e kohës së përgjigjes, rritjen e cilësisë së shërbimit për klientin, uljen e kostos së shërbimit dhe rritjen e të ardhurave. Realiteti i ri për punonjësit, klientët dhe partnerët e Printec është padyshim i përmirësuar, pasi nga një mjedis i komplikuar teknologjik, me shumë sisteme të ndryshme që nuk mund të përballonin më nevojat në rritje të organizatës, ata tashmë kanë adoptuar një mënyrë moderne të të punuarit.

Z. Harris Konstantinou, Drejtuesi i Printec, komentoi këtë bashkëpunim duke thënë se: “Investimi në COReBIT (projekti që kemi zbatuar me SAP dhe EY në lidhje me sistemet tona ERP dhe FSM) ka qenë një nga vendimet tona më të rëndësishme që synon t`i shtojë vlera mënyrës tonë të të bërit biznes në raport me klientët dhe partnerët tanë. Përpjekja, përkushtimi dhe qëndrueshmëria janë tre cilësitë që një projekt i tillë kërkon, dhe ne i kemi shfaqur me sukses pavarësisht rrethanave të papritura që krijoi situata e COVID-19. Një falenderim i madh shkon për ekipet që punojnë në COReBIT të cilët kanë qenë katalizatorët e realizimit të këtij projekti dhe formësimit të së ardhmes për kompaninë tonë.”

Në emër të SAP, z. Andreas Xirocostas, Drejtori Menaxhues për Greqinë, Qipron dhe Maltën deklaroi: “Ne jemi të nderuar që kemi në familjen SAP organizata si Printec që na besojnë në projektimin e rrugës drejt transformimit digjital. Jemi të përkushtuar të ofrojmë zgjidhje që plotësojnë nevojat e organizatave, në mënyrë që të ruajnë avantazhin e tyre konkurrues dhe pozicionin udhëheqës në treg.”

Në emër të EY, z. Nikos Aggouris, Partner, Konsulent dhe Drejtues i Teknologjisë e Shërbimeve për SAP theksoi: "EY e ka mbështetur Printec që në fillimet e saj duke nisur nga projektimi dhe përzgjedhja e zgjidhjeve të duhura tek zbatimi i tyre, vendosja në funksionim produktiv dhe mbështetja e vazhdueshme. Jemi shumë të lumtur që, duke aplikuar metodologjitë dhe mjetet e testuara të EY, në kombinim me stafin me shumë përvojë nga Greqia dhe jashtë vendit, si dhe me drejtimin efektiv të projektit, ne mundëm të kontribuonim në suksesin e COReBIT dhe të ndihmojmë Printec të shtojë vlerat e tij në bashkëpunim me klientët e partnerët, gjë që u evidentua që në muajt e parë të funksionimit të proceseve, roleve dhe sistemeve të reja.”

Rreth Printec
Printec është një lider në teknologjitë e transaksioneve biznes-klient në 16 vende të Evropës Qendrore dhe Lindore, duke ofruar një gamë të gjerë zgjidhjesh teknologjike të cilat ndihmojnë në përmirësimin e ndërveprimeve njerëzore, duke e bërë jetën e përditshme më të lehtë. Nëpërmjet gamës së gjerë të zgjidhjeve dhe shërbimeve, Printec u mundëson bizneseve të përdorin teknologji novatore në mënyrë që të ofrojnë përvojë superiore te klienti, duke arritur rezultat operacional në përputhje me rregullat. Me mbi 30 vjet përvojë, më shumë se 900 profesionistë të kualifikuar e trajnuar, dhe afërsisht 100 qendra shërbimi, Printec është një nga grupet e teknologjisë së informacionit me rritjen më të shpejtë në Evropën Qendrore dhe Lindore.


Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni:
− https://www.printecgroup.com/
− https://www.facebook.com/PrintecGroup
− https://www.linkedin.com/company/printec-group-of-companies/ 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës