Një kompani e quajtur Choc Edge, në Exeter të Mbretërisë së Bashkuar ka krijuar një printer 3D i cili mund të krijojë një kopje ekzakte të fytyrës së njeriut, me çokollatë.
Klientët mund të dërgojnë foto të tyre nëpërmjet faqes online të kompanisë dhe makineria do të krijojë një portret të tyre me çokollatë e cila vlen rreth 60-95 euro.
Printeri i quajtur Choc Creator punon duke lëshuar çokollatë në bazë të udhëzimeve të kompjuterit dhe mund të krijojë çdo lloj forme. Ajo mund të printojë me çokollatë të zezë, të bardhë apo dhe me një përzjerrje të të dyjave.
Choc Creator mund të prodhojë edhe portrete 2D me një vlerë prej 30 eurosh. Christina Zheng, drejtoresha e zhvillimit të biznesit në Choc Edge tha se mundësitë e krijimit me këtë printer ishin të pafundme.
Njerëzit mund të ndërtonin forma dhe figura me madhësi të ndryshme pasi ky ishte dhe qëllimi i saj. Teknologjia 3D përdoret tashmë në industri për prodhimin e produkteve plastike dhe metalike, por kjo është hera e parë që teknologjia funksionon duke përdorur çokollatë.
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com