Prishet magjia, Liverpool kampion pas 30 vitesh

Prishet magjia, Liverpool kampion pas 30 vitesh

Festa e Liverpool

Pas një pritje shumë të gjatë që zgjati 30 vite Liverpool është shpallur kampion i Anglisë. Edhe matematikisht të kuqtë janë të pakapshëm nga City i vendit të dytë që u mund nga Chelsea dhe festa ka nisur.

Aq shumë është pritur ky titull nga tifozët e kupton shumë mirë kur ata janë grumbulluar rreth stadiumit “Anfield Road” për të festuar edhe duke mos mbajtur distancën e nevojshme në kohë pandemie. Tifozët të shumtë në numër kanë festuar një titull kampion që mund të cilësohet si historik. Futbollistët po ashtu kanë ndjekur me vëmendje ndeshjen e City-t dhe në vërshëllimën finale nisën festën kjo me të drejtë pasi këtë sezon kanë qënë perfekt.

Pasi fitoi Champions League Liverpool u shpall edhe kampion i Anglisë duke fituar Premier League dhe është së pari falë një profeti si Jurgen Klopp që dje ka shpërthyer në lot, falë klasit të Salah, Mane e Firmino, gardianit Alisson, dyshes holandeze Van Dijk Ëijnaldun apo edhe zemrës britanike të Henderson, Alexander-Arnold, Gomez e Chamberlain. Kur duhen edhe 7 ndeshje nga fundi Liverpool është me 86 pikë i pakapshëm më. Prishet magjia ,Liverpooli është kampion.

Të kuqtë kampion nga divani i bëri Chelsea. Blutë e Londrës mposhtën Manchester Cityn 2-1 dhe blindojnë zonën Champions. Pulisic kaloi vendasit në avantazh ndërsa djemtë e Guardiolës barazuan me një gol fantastik të De Bruyne. Goli i fitores erdhi me penallti nga braziliani Willian./ Përgatiti Andi Kapxhiu

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Lituania mbështet idenë e dislokimit të armëve bërthamore të NATO-s në Poloni

Lituania mbështet idenë e dislokimit të armëve bërthamore të NATO-s në Poloni