Prishet marrëveshja PS - PD
Kalendari miratohet pa opozitën

Prishet marrëveshja PS  - PD<br />Kalendari miratohet pa opozitën
TIRANË – Ndryshe nga ç’pritej Konferenca e Kryetarëve të grupeve kuvendore nuk ka mundur dot të votojë kalendarin 3 javor të punimeve.
Mbledhja është shoqëruar me debate, të cilat kanë çuar deri në largimin nga salla të kryetarit të grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruçi.
Sipas njoftimit për shtyp të Kuvendit, Kalendari i propozuar nga administrata e Kuvendit parashikonte fillimin e punës në komisione parlamentare të shqyrtimit dhe diskutimit të ligjeve të depozituara në Kuvend dhe të kodeve e projektligjeve që kërkojnë 3/5, sipas marrëveshjes së 14 nëntorit 2011, të miratuar nga të gjitha grupet parlamentare.
Në kuadër të diskutimit, Konferenca përcolli me shqetësim kërkesën e Kryetarit të Grupit të Partisë Socialiste, Gramoz Ruci për të hequr nga kalendari pr/ligjet e mbetura që kërkojnë shumicë të cilësuar, si një kërkesë që rrezikon seriozisht implementimin në kohë të marrëveshjes së 14 nëntorit 2011.
Me shumicë votash, Konferenca vendosi që këto pr/ligje të mbeten në kalendar dhe të fillohet nga puna në komision për shqyrtimin e tyre, në përputhje me pikën I dhe pikën VII të Vendimit të Konferencës së Kryetarëve, datë 14 nëntor 2011.
Konferenca e Kryetarëve me shumicë votash përcaktoi si datë të parë të shqyrtimit në seancë plenare të këtyre pr/ligjeve, datën 2 shkurt 2012, në rendin e ditës së të cilës do të përfshihet shqyrtimi i Kodit civil. Për shkak të refuzimit të përfaqësuesve të PS-së për të filluar punën me këto pr/ligje, Konferenca e Kryetarëve miratoi kalendarin e ri të punës, pa konsensus.
Pas largimit nga salla me dyer të mbyllura, Ruçi nuk ka dhënë asnjë deklaratë për median.
Më 14 nëntor të vitit të kaluar, palër nënshkruan marrëveshjen e cila mes të tjerash përcaktonte edhe votimin e 6 kodeve që duan 2/5 e votave, 3 prej të cilave janë votuar në Kuvend.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet detaji i parë nga dasma e Dafina Zeqirit dhe Kreshnik Gjergjit

Zbulohet detaji i parë nga dasma e Dafina Zeqirit dhe Kreshnik Gjergjit